Numri i ndërmarrjeve aktive në fund të vitit 2023 rezulton të jetë rritur me 4.1%, krahasuar me një vit më parë, duke arritur në 130,338. Sipas të dhënave të regjistrit të ndërmarrjeve, të publikuar së fundmi nga INSTAT, vitin e kaluar numëroheshin rreth 125 mijë ndërmarrje aktive në vend.
Edhe pse numri në total vërehet me rritje, të dhënat tregojnë se numri i ndërmarrjve të reja të regjistruara në vitin 2023 ka qenë më i ulët se ne vitin 2022. Shifrat flasin për 13.636 ndërmarrje të regjistruara gjatë vitit 2023, nga 15,700 të regjistruara gjatë vitit 2022.
Por cilat janë ndërmarrjet më të përhapura referuar aktivitetit ekonomik që ato kryejnë? Rezulton se rritjen më të lartë vjetore e kanë ndërmarrjet e lidhura me aktivitetin e ndërtimin, me 11.5%. Më pas ndjekin me rritjen më të lartë ndërmarrjet e aktivitetit të informacionit dhe komunikacionit. Rritjen më të ulët e regjistruan ndërmarrjet që lidhen me tregtinë dhe ato bujqësore.
Referuar qarqeve, rezulton se Vlora të ketë pasur numrin më të lartë të ndërmarrjeve të reja që janë hapur në vitin 2023, me 9.7%, ndjekur nga Durrësi dhe Kukësi. Më pak lëvizje janë shënuar në Dibër dhe Elbasan.
