Qeveria ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin për inspektoratet. Parashikohet uljen e numrit të inspektimeve në subjektet e inskeltimit, gjë e cila sjell dhe uljen e barrës administrative si në kosto dhe në kohë, rritjen cilësore të procedurës së inspektimit, si dhe rritjen e konkurrueshmërisë.
Pritet që numri i inspektimeve të ulet me rreth 40%. Koha që i duhet subjektit të inspektimit për t’u njoftuar paraprakisht për autorizimin e inspektimit do të rritet nga 3 në 7 ditë.
Referuar projektligjit, inspektimet do të kryhen në bazë të programeve të inspektimit dhe vlerësimin e riskut të subjektit të inspektimit, krijimin e një sistemi të qartë të besueshëm dhe efikas për trajtimin e ankesave nga bizneset dhe individët në lidhje me veprimtarinë e inspektimit.
Përfitimi ekonomik pozitiv për bizneset, përfshin krijimin e një klime të favorshme për zhvillimin e konkurrencës së ndershme, garantimin e rregullave të njëjta në treg, rritjen e investimeve të huaja dhe zhvillimin e ekonomisë në tërësi. Ekofin.al
