Author: gazetar_1

Shporta e ushqimeve po shtrenjtohet muaj pas muaj, duke u kthyer në burimin kryesor që po mban të lartë inflacionin në vend. Në muajin e kaluar INSTAT raporton se inflacioni u rrit për herë të parë që prej nisjes së këtij viti, duke shkuar në 2.2%, nga 2.1% që ishte në muajin prill. Në raport thuhet se çdo kategori malli apo shërbimi u shtrenjtua në muajin maj. Vetëm grupi i ushqimeve dhe i pijeve joalkoolike është shtrenjtuar me 0.69%, ndjekur nga çmimet e qirave dhe të energjisë elektrike që janë rritur me 0.42%, për të vijuar me mobilimin e shtëpisë,…

Read More

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka rritur gatishmërinë me nisjen e sezonit turistik veror. Nga ana e kompanisë janë marrë të gjitha masat për të garantuar një furnizim të pandërprerë dhe me cilësi me energji elektrike për të gjithë abonentët në të gjithë vendin. Në prani të Zëvendëskryeministres, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, administratori i OSSH, Blendian Dalipi dhe drejtuesit e rajoneve në të gjithë vendin, raportuan sot planin e masave për një menaxhim sa më mirë të situatës gjatë gjithë sezonit. Ministrja Balluku bëri të ditur se sipas të gjitha të dhënave këtë vit parashikohet të…

Read More

Edhe amerikanët me të ardhura më të larta po i drejtohen dyqaneve me zbritje si Walmart. Televizorë të rinj, rinovime në banjo dhe kuzhina, darka në restorante dhe udhëtime. Konsumatorët dolën nga pandemia me punë më të mira, para shtesë në llogaritë e tyre dhe një dëshirë për të jetuar jetën ashtu siç nuk mundën gjatë izolimeve. Ishte ajo që analistët e quajtën “ekonomia YOLO”, nga shprehja “një jetë kemi”. Aktualisht, pesë vjet pas shpërthimit të pandemisë, “festa” e shpenzimeve ka mbaruar. Shpenzimet e konsumatorit po bien në nivele më normale në SHBA. Synimi është ulja e çmimeve për të rikthyer…

Read More

Me një ofertë prej rreth 1.38 mld lekë, pa TVSH Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompanitë fituese që do të kryejnë punimet e fazës së parë për zgjerimin e autostradës Tiranë – Durrës. Fitues është shpallur konsorciumi i dy kompanive e më konkretisht, Bami Holding dhe Curri, teksa fondi limit i vënë në dispozicion për këtë tender ishte rreth 1.67 mld lekë, pa TVSH. Ndërkaq, për fazën e dytë të zgjerimit të këtij aksi rrugor, për të cilin gjithashtu u hap procedura tenderuese, fituesi nuk është shpallur ende. Këto dy procedura përfshijnë zgjerimin e autostradës Tiranë – Durrës në 5…

Read More

Rreth tre vite nga themelimi i saj, shoqëria “SENA Solar Energy of Albania”, që zotërohet nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka paraqitur pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, aplikimin për ndërtimin e një impianti fotovoltaik lundrues në Vaun e Dejës. Impianti do të pozicionohet në rezervuarin e hidrocentralit të Vaut të Dejës dhe parashikohet të ketë një kapacitet të instaluar 13.8 MW. Shoqëria SENA u krijua në mars të vitit 2021, në kuadër të marrëveshjes së financimit për ndërtimin e këtij impianti lundrues ndërmjet KESH dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Fokusi kryesor i shoqërisë është zhvillimi dhe operimi i…

Read More

Shqipëria priti 38% më shumë turistë të huaj gjatë muajit të kaluar. Sipas të dhënave zyrtare të ministrisë së Turizmit janë rreth 974 mijë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë gjatë muajit maj 2024, duke e çuar në më shumë se 3.3 milionë shifrën totale të flukseve turistike hyrëse në pesë muajt e parë të vitit në vendin tonë. Ky vit pritet të sjellë një fluks të turistëve të huaj në vend dhe në total parashikohet që përgjatë gjithë vitit shifra të shkojë deri në 14 milionë vizitorë. Media të huaja ndërkombëtare i kanë kushtuar një vëmendje të shtuar bukurive…

Read More

Mjetet e konfiskuara nga Policia e Shtetit do të shiten në ankand publik. Ministria e Brendshme ka nxjerrë për konsultim publik një projektligj për trajtimin dhe administrimin e makinave, skafeve, motorëve të ujit dhe mjeteve të tjera rrugore e të lundrimit që janë konfiskuar nga Policia e Shtetit. Aktualisht, në strukturat vendore të Policisë së Shtetit dhe në pikat e ndalimit administrativ të mjeteve rrugore gjenden 16.445 mjete, rreth 8.440 prej të cilave janë mjete rrugore që prej vitesh nuk u jepet një zgjidhje. Policia e Shtetit paguan një kosto financiare shtesë për strehimin e këtij numri të madh mjetesh…

Read More

Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, euroja forcoi pozitat me lekun, ndërsa dollari amerikan ka humbur terren, të premten krahasuar me një ditë më parë. Sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, sot një euro u këmbye me 100.38 lekë, duke fituar 0.02 pikë, ndërsa një dollar u këmbye me 92.14 lekë, duke humbur 0.11 pikë. Paundi britanik u këmbye me 117.88 lekë, ose 0.02 lekë më pak se një ditë më parë, ndërsa franga zvicerane u këmbye me 103.67 lekë, ose 0.23 lekë më shumë se ditën e enjte.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e hapjes së një segmenti në aksit Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII. Loti që është hapur për qarkullimin e automjeteve ndikon në lehtësimin e lëvizjes, ndërsa krahas ndërtimit të rrugës ka përfunduar edhe mbrojtja lumore, pasi ky lot shtrihet përgjatë lumit Shkumbin. Ky segment rrugor është projektuar me parametrat teknikë të Kategorisë B, ndërsa janë ndërtuar edhe pikat e aksesit të rrugës për banorët e zonës që shtrihen përgjatë saj. Ndërtimi i këtij aksi do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve, duke shkurtuar kohën e udhëtimit si dhe duke rritur njëkohësisht parametrat e sigurisë…

Read More

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, paraqiti sot në Kuvend projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit”. Duke u ndalur tek impakti që krijon ky projekt në zhvillimin e infrastrukturës hekurudhore të vendit, Balluku u shpreh se bëhet fjalë për një prej projekteve më të rëndësishme që lidhet me ndërtimin e një rrjeti transporti kombëtar multimodal në shërbim të zhvillimit ekonomik e mirëqenies sociale të shtetasve shqiptarë. Sipas saj, “projektligji synon ratifikimin e marrëveshjes së huasë me vlerë 98,7 milionë euro me…

Read More