Author: gazetar_1

Sipas shifrave të publikuara nga INSTAT, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të parë 2024, është 73,641 lekë, nga 64,706 lekë që ishte vitin e kaluar, duke u rritur me 8,935 lekë ose 13.8%. Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraardhës, paga mesatare bruto paraqitet me një rënie prej 1.8%, e cila me shumë mundësi mendohet të ketë ardhur si pasojë e dhënies së shpërblimeve në fundvit. Sipas shifrave, gjatë tremujorit të parë të vitit 2024, aktivitetet ekonomike që ofrojnë pagë mesatare mujore bruto më të lartë se paga mesatare në nivel kombëtar vijojnë të jenë…

Read More

Komisioni parlamentar i Ligjeve pritet të nisë të mërkurën e ardhshme shqyrtimin e nismës për rivlerësimin e pronave. Nisma është propozuar në Kuvend nga deputetja e mazhorancës Blerina Gjylameti. Kjo nismë ka synimin që t’u ofrojë qytetarëve mundësinë e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme deri me 31 qershor të vitit 2025. Nëse ndryshimi ligjore do të marrë mbështetje, atëherë rivlerësimi do të bëhet kundrejt pagesës së 3% të diferencës ndërmjet vlerës së rivlerësimit dhe vlerës kontabël të regjistruar, për pasuritë e paluajtshme. Mundësinë e përfitimit nga ky proces i rivlerësimit të pronave do ta kenë edhe individët që janë në…

Read More

Prej disa kohësh, punonjësit e Policisë së Shtetit përfitonin në dorë një shumë të caktuar parash për mbulimin e shpenzimeve ushqimore. Tashmë, çdo punonjës i Policisë që përfiton nga kompensimi financiar i ushqimeve do të ketë një kartë të posaçme, përmes së cilës do të kryejë direkt blerjen e ushqimeve në supermarkete. Në Fletoren Zyrtare është botuar udhëzimi që përcakton rregullat dhe procedurat për përdorimin e kartës së posaçme në njësitë tregtare ushqimore. Fillimisht, punonjësit e Policisë duhet të hapin një llogari të posaçme në bankat e nivelit të dytë, të cilat nuk aplikojnë komisione për hapjen e saj apo…

Read More

Me Credins bank, vera e këtij viti duket se do të jetë stina më e bukur për të gjithë shqiptarët, të cilët do të kenë mundësi të përjetojnë emocione pafund. Strategjia e marketingut dhe e komunikimit do të ketë në fokus shpërbilmin e klientëve besnik si dhe ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme me klientët e rinj, të cilat janë pjesë shumë e rëndësishme e politikave kryesore të bankës.Disa projekte të mëdha verore do të sjellin në vëmendje bashkëpunimin e veçantë mes dy markave lider në fushën e industrisë bankare si Credins bank & Mastercard. Në prag të kampionatit Euro2024, nje…

Read More

Makaronat janë ndër ushqimet e preferuara për shumë persona. Numërohen mbi 350 lloje makaronash, gjë që iu lë një gamë të gjërë zgjedhje personave që i kanë të preferuarat e tyre. Sipas shumë të dhënash vetëm një prej tyre mbetet më i preferuari i konsumatorëve në të gjithë botën. Ky lloj është pikërisht spageti që sipas ekspertëve të kuzhinës mbetet padyshim më i preferuari. Por çfarë e bën këtë lloj kaq të veçantë dhe të pëlqyer në çdo cep të botës? Historia dhe Origjina e Spagetit Spageti është një nga format më të vjetra të makaronave, me origjinë në Itali,…

Read More

Pas një viti shtyrje, në gusht të vitit 2024 përfundon kontrata e markimit të karburanteve. Ministria e Financave sqaron se në vijim të Urdhrit nr. 301 datë 29.12.2023 të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, nga grupi i punës janë realizuar komunikimet institucionale për të marrë masat për transferimin e kontratës dhe dorëzimin aseteve të saj nga Shoqëria Koncesionare tek Autoriteti Kontraktues, përkatësisht te Drejtoria Përgjithshme e Doganave, sipas dispozitave dhe afatit të kontratës koncesionare. Kontrata e Koncesionit/PPP “Për shërbimin e markimit dhe monitorimit të karburanteve”, që parashikonte shërbimit e markimit dhe të monitorimit të karburanteve për qëllim të shmangies së…

Read More

Kostot e huamarrjes për qeverinë franceze të martën u ngjitën në nivelin më të lartë që nga nëntori i kaluar, pas vendimit të papritur të presidentit Emmanuel Macron për të thirrur zgjedhje parlamentare. Në një fazë, yield-i i obligacioneve 10-vjeçare franceze, që është kthimi që qeveria franceze duhet t’u paguajë blerësve të borxhit të saj, ishte deri në 10 pikë bazë në 3.2%, raportoi Telegrafi. Në thelb, investitorët po ikin nga tregjet franceze. Rritja e yield-eve të obligacioneve nënkupton shitjen e obligacioneve të qeverisë franceze mes pasigurive, shoqëruar me rënien në tregjet e saj të aksioneve, të udhëhequr nga aksionet…

Read More

Brenda këtij muaji qeveria pritet të miratojë vendimet përkatëse për rritjen e pagave në sektorin publik, ku përfshihen punonjësit me grada, administrata, pushteti vendor, bluzat e bardha si dhe punonjësit në arsim. Aktualisht po përcaktohen detajet e fundit se sa do të jetë rritja finale për secilën kategori. Por si kanë ndryshuar shpenzimet e buxhetit në funksion të rritjes së pagave? Referuar treguesve zyrtare të Ministrisë së Financave për periudhën 4 mujore, janar-prill, duket se ka pasur një rritje progresive të shpenzimeve për personelin. Konkretisht në 4-mujorin 2020 shpenzimet buxhetore për personelin llogariten në 24.9 miliardë lekë ku përfshihen kontributet…

Read More

Siguria e furnizimit me energjie elektrike e aeroportit të Vlorës, që parashikohet të nisë funksionimin vitin që vjen, ka shtyrë Operatorin e Sistemit të Transmetimit të investojë në ndërtimin e një nënstacioni të ri elektrik. Ky dikaster ka hapur tenderin me fond limit 427 mln lekë për ndërtimin e tij në zonën e Akërnisë, si dhe zhvillimin e linjës 35 kV Akërni – Aeroporti i Vlorës. Në dokumentet e tenderit, OST specifikon se procedura prokuruese është hapur pas vlerësimit të gjendjes aktuale te rrjetit të tensionit të mesëm 35kV në zonën bregdetare që furnizon nëntacionet midis rajonit Akërni – Aeroport…

Read More

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bën të ditur se, përfituesit nga programi IPARD II, janë në proces vlerësimi dhe disbursimi të fondeve. Sipas MBZHR-së, gjatë 4 mujorit të parë të vitit 2024, janë disbursuar 26 subjekte, me një fond prej 397 milionë lekë. “Nga 26 subjekte përfituese 9 janë gra”, thuhet në raportin mbi monitorimin e buxhetit për 4-mujorin e parë të vitit 2024, të publikuar në faqen zyrtare të MBZHR-së. Ndër 26 subjektet e disbursuar, 11 subjekte janë në masën nr. 1, përkatësisht: 5 në sektorin e fruta-perimeve, 4 në sektorin e qumështit dhe 2 në vreshtari; 1…

Read More