Author: gazetar_1
Shqipëria ka firmosur aplikimin zyrtar për anëtarësim në ‘Single Euro Payments Area” ose siç njihet ndryshe SEPA. Kjo konsiderohet si një ditë historike për sistemin financiar në vend. SEPA është një iniciativë e hershme e Bashkimit Evropian për harmonizimin e pagesave elektronike në Euro, ndërmjet vendeve anëtare. Skemat e Pagesave SEPA i sigurojnë qytetarëve dhe bizneseve evropiane, pagesa ndërkufitare në monedhën e përbashkët, me të njëjtën kosto dhe lehtësi si pagesat brenda vendit të tyre. Megjithatë, zona gjeografike SEPA shtrihet edhe jashtë vendeve të BE-së, duke numëruar deri tani 36 vende që kanë harmonizuar standardet për pagesat elektronike në euro.…
Tatimet dhe bankat tregtare do të kenë së shpejti një sistem të digjitalizuar komunikimi në lidhje me mbledhjen e detyrimeve tatimore të papaguara. Ngritja e këtij sistemi vjen pas problematikave të konstatuara gjatë auditimeve pranë Drejtorisë së Detyrimeve Tatimore të Papaguara në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe në Rajonin Qendror, si dhe nisur nga volumi i lartë i proceseve për realizimin dhe marrjen e masave shtrënguese, kryesisht “bllokimet e llogarive”. Rezulton se janë 130 mijë debitorë me detyrime tatimore të papaguara, duke sjellë kështu një kosto të lartë për ndjekjen e tyre nga ana e administratës tatimore. Kjo ndodh…
Uljan Sharka, një djalosh i ri shqiptar ka krijuar kompaninë e parë të inteligjencës artificiale me vlerë mbi 1 miliardë euro në Itali. E quajtur iGenius, kompania e themeluar nga Sharka rezulton se është kategorizuar së fundmi edhe si njëbrirëshi i parë i shpallur i inteligjencës artificiale në Itali. Kompania arriti të mbledhë 650 milionë euro në fonde të reja, ndërsa vlera tregtare e saj ka kapërcyer për herë të parë shumën minimale të kërkuar prej 1 miliardë dollarësh, për t’u kategorizuar si “unicorn”, njëbrirësh. Mes bashkëpunëtorëve dhe njëkohësisht mbështetësve dhe investitorëve të parë të kompanisë së drejtuar nga shqiptari…
Këshilli i Ministrave miratoi sot rregullat për organizimin dhe funksionimin e Komisionit të Objekteve të Konfiskuara. Komisioni u ngrit në funksion të ligjit “Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social, si dhe zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara”. Sipas vendimit të sotëm, Komisioni është organ kolegjial, i cili krijohet pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe në ushtrimin e veprimtarisë së tij mbështetet nga struktura përgjegjëse për pronat e paluajtshme në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, si sekretariat teknik (në vijim sekretariati). Komisioni përbëhet nga 9 anëtarë dhe…
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi sot një takim zyrtar me Mark Barnett, President i Mastercard Europe, si dhe përfaqësues të tjerë të lartë të kompanisë. Pas një diskutimi të përgjithshëm mbi zhvillimet ekonomike dhe të tregut bankar e financiar të vendit, biseda mes palëve u thellua në promovimin e pagesave elektronike në ekonominë shqiptare dhe mundësitë e ardhshme të bashkëpunimit. Fillimisht, Guvernatori Sejko prezantoi masat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë për nxitjen e përfshirjes financiare dhe të përdorimit të pagesave elektronike, të cilat janë reflektuar më së miri në ekonominë shqiptare, duke arritur dhe tejkaluar objektivat…
Vetëm katër industri shkaktojnë 2.7 milionë vdekje në rajonin europian çdo vit, sipas një raporti të ri nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Industritë e duhanit, ushqimeve ultra të përpunuara (UPF), karburanteve fosile dhe alkoolit janë “plotësisht ose pjesërisht përgjegjëse” për gati një të katërtën e të gjitha vdekjeve në rajon, sipas raportit kryesor. “Katër industri vrasin të paktën 7,000 njerëz në rajonin tonë çdo ditë. Të njëjtat entitete të mëdha tregtare bllokojnë rregulloren që do të mbronin publikun nga produktet dhe marketingu i dëmshëm dhe do të mbronin politikat shëndetësore nga ndërhyrja e industrisë,” Dr Hans Kluge, Drejtor Rajonal…
Këshilli i Ministrave vendosi sot shpronësimin për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rivitalizimi urban i bulevardit Maliq – Drithas”. Sipas këtij vendimi, pronarët e pasurive të paluajtshme do të kompensohen me një vlerë të përgjithshme prej 133 930 lekësh. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 133 930 lekësh do të përballohet nga Bashkia Maliq. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij. Ndërkohë pronarët e pasurive të paluajtshme,…
Ministri i Financave, Ervin Mete, priti në një takim presidentin e kompanisë Mastercard për Europën, Mark Barnett. Ministri Mete dhe Barnett biseduan mbi zhvillimet në drejtim të digjitalizimit dhe pagesave elektronike në vendin tonë, ku në vitet e fundit është vërejtur një trend pozitiv në këtë aspekt. Ministri Mete dhe presidenti i Mastercard Europe diskutuan gjithashtu mbi mundësitë e rritjes së prezencës së Mastercard në Shqipëri. Bazuar në të dhënat e analizuara nga Mastercard lidhur me fluturimet e programuara për periudhën qershor-gusht 2024, Tirana rezulton destinacioni i tretë më i preferuar në Botë, pas Mynihut dhe Tokios. Në këtë drejtim,…
Gjatë verës duhet të mendoni për dehidratimin që mund të pësojë trupi juaj. Temperaturat e larta dhe lagështia e verës ju bëjnë të djersiteni dhe prishin ekuilibrin e elektroliteve (minerale që ndihmojnë në ruajtjen e niveleve të duhura të lëngjeve). Pa ekuilibrin e duhur të elektroliteve, dhe pa pirë ujë që ju ndihmon të zëvendësoni lëngjet që humbisni, fillon dehidrimi, pra hidratimi i dobët i trupit. Kastraveca Është një nga perimet më hidratuese dhe gjithashtu është e mbushur me vitaminë C. Kosi Kosi përmban proteina, karbohidrate, kalcium dhe 85% ujë. Shalqiri Është plot me ujë! Shalqiri është një nga frutat…
Studime shpjegojnë se vaji ekstra i virgjër i ullirit arrin të mbrojë trurin nga sëmundje të rrezikshme si skleroza. Studimet thonë se ky vaj arrin të parandalojë akumulimin e disa proteinave toksike në organizëm të cilat përbëjnë gjenezën e sëmundjeve mendore siç është skleroza. Sipas ekspertëve, konsumi i rregullt i vajit të ullirit ul me 60 përqind depozitat e kësaj proteine të rrezikshme në organizëm. Ky vaj, besohet të mbrojë trurin nga disa forma dhe lloje të sklerozës. Për më tepër, ai përmirëson aftësinë e trurit për të vetë-eliminuar mbetjet toksike dhe për të ruajtur të paprekur komunikimin mes nervave.…
