Studime shpjegojnë se vaji ekstra i virgjër i ullirit arrin të mbrojë trurin nga sëmundje të rrezikshme si skleroza.
Studimet thonë se ky vaj arrin të parandalojë akumulimin e disa proteinave toksike në organizëm të cilat përbëjnë gjenezën e sëmundjeve mendore siç është skleroza.
Sipas ekspertëve, konsumi i rregullt i vajit të ullirit ul me 60 përqind depozitat e kësaj proteine të rrezikshme në organizëm.
Ky vaj, besohet të mbrojë trurin nga disa forma dhe lloje të sklerozës.
Për më tepër, ai përmirëson aftësinë e trurit për të vetë-eliminuar mbetjet toksike dhe për të ruajtur të paprekur komunikimin mes nervave. Vaji ekstra i virgjër i ullirit përmban shumë antioksidantë. Falë tyre arrin të përmirësojë aftësitë e përqendrimit. Këto antioksidantë mbrojnë trurin nga dëmtimet e moshës.
