Turizmi është kthyer në një degë të rëndësishme të ekonomisë, duke sjellë jo vetëm të ardhura direkte por edhe indirekte. Në fjalën e mbajtur me rastin e prezantimit të Kalendarit Kombëtar Turistik të ngjarjeve kulturore, artistike dhe të traditës me anë të aplikacionit TEA, guvernatori Gent Sejko tha se rritja e turizmit ka sjellë një përmirësim të bilancit të shkëmbimeve tregtare, investimeve të huaja dhe të imazhit të Shqipërisë në tërësi.
Guvernatori Sejko u ndal në situatën e pasurive të paluajtshme ku turizmi po shoqërohet nga një rritje e ndjeshme e investimeve, sidomos në zonat bregdetare.
Sejko tha se në zonat bregdetare blerja e apartamenteve dhe banesave nga të huajt ka arritur nivelin 350 milionë euro.
