Author: gazetar_1
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi mbrëmë në një emision televiziv se ka nisur procedurat ligjore të divorcit me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi. Një nga çështjet që pritet të trajtohet është ajo e ndarjes së pasurisë së çiftit të politikanëve që ka rrugëtuar së bashku në këto 33 vite pluralizmi, por që tani do të duhet të gjejë konsensus ose të presë verdiktin e gjykatës për pasuritë e ngritura. Sipas vlerësimeve dhe raportimeve të bëra nga Meta e Kryemadhi në ILDKPI, pasuria e tyre e deklaruara vlerësohet prej miliona eurosh. Megjithatë, bazuar në raportimet e mediave, ish-presidenti…
Moti ekstrem vazhdon të bëjë kërdinë në Europë, ku temperaturat e larta dhe stuhitë e forta po prekin rajone të ndryshme. Serbia aktualisht po përjeton valën e parë të të nxehtit të sezonit, me temperatura që pritet të rriten në të gjithë vendin. Parashikimet parashikojnë se merkuri mund të arrijë deri në 40ºC këtë javë për shkak të një anticikloni të avancuar nga Afrika. Në Rumani, banorët e Bukureshtit po përballen me një tjetër valë të nxehti që nga e mërkura kur temperaturat u rritën në rreth 40ºC në pjesën jugore të vendit. Vapa e fortë e ktheu kryeqytetin rumun…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka zhvilluar sot një takim me mjekë të përgjithshëm të cilët kanë mirëpritur nismën e MSHMS-së dhe Fakultetit të Mjekësisë për specializimet në “Mjekë Familje” dhe “Mjekë Urgjence”. Specializimet në këto dy drejtime prioritare synon të adresojë nevojat urgjente për specialistë në këto fusha, duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve shëndetësore dhe rritur aksesin e pacientëve në kujdesin mjekësor pranë vendbanimit, tha ministrja. “Në total kishim 50 kuota, pra 30 për mjekë familje dhe 20 mjekë urgjence. Ndërkohë që nga raundi i parë patëm aplikime dhe vendet u plotësuan. Raundi i dytë i…
Një shtetas turk ka blerë për një shifër rekord fanellën e Nedim Bajramit të veshur në ndeshjen ndaj Italisë në Euro 2024. Bajrami në ndeshjen e zhvilluar në Dortmund shënoi golin e vetëm për Shqipërinë, që në fund u mund 2-1. Fanella e yllit të Kombëtares, Nedim Bajramit u shit në ankand për plot 5792 euro. Është ky rezultati përfundimtar i ankandit të hapur pas ndeshjes së parë me Italinë, ku u nxorën në shitje të gjitha fanellat e kuqezinjve për atë ndeshje. Fanella e dytë më e shitur ishte ajo e sulmuesit Armando Broja, që kapi vlerën 825 euro.…
Të shkosh në pushime është një nga mënyrat më të mira për të reduktuar stresin, për të rritur disponimin dhe për të marrë kohë larg teknologjisë. Por një studim i ri ka zbuluar se disa europianë vuajnë nga “privimi i rëndë i pushimeve”. Faqja e rezervimit të udhëtimeve Expedia raporton se deri në 80 % e të rinjve në disa vende europiane mendojnë se nuk bëjnë mjaftueshëm pushime. Ja cilat janë vendet dhe gjeneratat që janë më të prekura. Raporti i 24-të i privimit të pushimeve të Expedia zbuloi se Gen Zers globalisht janë më të privuar nga pushimet se…
Vetëm 164 persona, nga 1 264 riregjistrime në autoshkollë për shkak të heqjes së pikëve të patentës, e kanë rifituar lejen e drejtimit gjatë periudhës qershor 2022-qershor 2024. “1 264 riregjistrime në autoshkolla dhe vetëm 12.9 % prej tyre kthehen në rrugë si drejtues mjeti, kësaj here akoma më të përgjegjshëm”, bën të ditur DPSHTRR. Sipas DPSHTRR-së, ata që konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, me aktet e reja në fuqi për të rifituar të drejtën e patentës duhet të regjistrohen nga e para në…
Shitjet e automjeteve të reja me bateri elektrike në Bashkimin Europian ranë me 12% në muajin maj nga një vit më parë, të ndikuar nga një rënie prej 30% në Gjermani, sipas të dhënave të industrisë së automobilave në Europë. Gjermania, tregu më i madh i bllokut të automjeteve elektrike, në dhjetor solli një fund të hershëm të subvencioneve për blerjen e automjeteve elektrike si pjesë e një marrëveshjeje buxhetore të minutës së fundit për 2024-ën. Sipas Shoqatës Europiane të Prodhuesve të Automobilave – ACEA, është konfirmuar një rënie prej 16% në shitjet e automjeteve elektrike. Këto të fundit në…
Teksa termometri duket se është “çmendur” dhe temperaturat jashtë janë tepër të larta, me siguri që edhe ju jeni nga ata persona që po djersini duke shkuar nga shtëpia në makinë dhe anasjelltas. Epo, jemi në verë dhe i nxehti do të jetë shoqërues i ditëve tona, të paktën edhe për disa muaj. Me siguri që edhe juve ju duket sikur po djersini më shumë në palestër apo gjatë stërvitjes në natyrë, por a ka realisht ndikim i nxehti i verës me djegien e kalorive gjatë këtij sezoni? Trupi ynë punon shumë për të mbajtur një temperaturë të brendshme të…
Bashkimi Europian ra dakord të enjten të vendosë një grup të ri sanksionesh kundër Rusisë, duke synuar për herë të parë furnizimet me gaz natyror të lëngshëm (LNG), të cilin disa shtete anëtare vazhdojnë ta blejnë pavarësisht se lufta në Ukrainë është në vitin e tretë. Sanksionet që thyejnë tabu përfaqësojnë paketën e 14-të të zbatuar që nga shkurti i vitit 2022 dhe vijnë në një kohë delikate në fushën e betejës, ndërsa trupat ruse përpiqen të kapin momentin e tyre të ripërtërirë për të bërë fitime të mëtejshme territoriale. Paketa është rezultat i negociatave të stërzgjatura midis ambasadorëve, të…
Kampionati Europian i Futbollit 2024 nuk është thjesht një lojë, por një ngjarje me rëndësi edhe për ekonomitë e shumë bizneseve që po u shërbejnë mijëra tifozëve. Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa në një intervistë në medie, thotë se ai kontribuon pozitivisht edhe në ekonominë e vendit. “Është si një festë e gjatë. Në festat e fundvitit apo evenimente të rëndësishme ka një gjallërim të jetës, edhe asaj ekonomike, që do të thotë që qytetarët konsumojnë më shumë, turizmi konsumon më shumë ç’ka jep një lloj shtytje, krijon një dinamikë pozitive ekonomike. Nëse dikur vetëm ngjarja e Vitit të Ri…
