Author: gazetar_1

Këshilli i Ministrave ka dërguar për miratim në Kuvend dy dokumenta “Planin afatgjatë të zhvillimit të forcave të armatosura 2024-2033” dhe “Strategjinë ushtarake të Republikës së Shqipërisë”. Numri i personelit aktiv të Forcave të Armatosura do të jetë 8500 pjesëtarë aktivë dhe 2100 rezervistë, nëse kushtet dhe mjedisi i sigurisë nuk kërkojnë rritjen e tij. Zhvillimi i burimeve njerëzore do të synojë arritjen e një force cilësore të motivuar, të trajnuar, të pajisur dhe të ndërveprueshme me forcat aleate. Forcat e Armatosura do të sigurojnë dhe rrisin kapacitetet e tyre operacionale nëpërmjet modernizimit të sistemeve dhe pajisjeve të tyre, për…

Read More

Kapitali i huaj po investon në mënyrë mjaft dinamike në letrat me vlerë të Turqisë, pas kthesës që banka qendrore po bën prej një viti, duke rritur koston e huamarrjes dhe zbatuar politika më ortodokse. Flukset hyrëse të kapitalit të investimeve të huaja në obligacionet e qeverisë turke dhe një rritje në bursë nuk po i ndihmojnë familjet turke, të cilat po luftojnë për të mbijetuar, pasi rritja e normave të interesit e bën huamarrjen më të shtrenjtë, por nuk ka arritur të frenojë inflacionin. Vetëm në maj, 6.5 miliardë dollarë rrodhën në obligacionet e qeverisë turke të shprehura në…

Read More

Aeroporti i Tiranës u shërbeu 949,601 pasagjerëve në maj, nga 544,184 një vit më parë, tregojnë shifrat e publikuara nga operatori i aeroportit Tirana International Airport (TIA). Për sa i përket destinacioneve, Londra kryeson me 77,020 pasagjerë, e ndjekur nga afër nga Bergamo, Roma dhe Piza, tha TIA në një raport mujor. Kompania hungareze me kosto të ulët Wizz Air shërbeu pjesën më të madhe të pasagjerëve në maj, 53,73%, e ndjekur nga kompania irlandeze me kosto të ulët Ryanair, me 25,47%. Mbërritjet e turistëve të huaj në Shqipëri në maj u rritën me 38% nga viti në vit, në…

Read More

Në Tiranë po mbahet sot konferenca rajonale “Balkonomics” ku marrin pjesë 28 liderë dhe ekspertë ndërkombëtarë nga SHBA, Bashkimi Europian dhe vendet e rajonit, për të diskutuar zgjidhjet që çlirojnë rritjen ekonomike dhe afrojnë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Duke marrë fjalën në këtë takim, David Wisner, I ngarkuari me Punë i Ambasadës amerikane në Tiranë, u shpreh i kënaqur në lidhje me punën e bërë nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, ndërsa shtoi se puna e vërtetë duhet të bëhet nga vetë vendet e rajonit. “Entuziast për punën që po bën Dhoma Amerikane e Tregtisë. Si amerikanë besojmë…

Read More

Studentët patën interes të ulët për të marrë pjesë në votimet për drejtuesit e rinj të universiteteve publike në vend. Në rreth 90% të universiteteve pati vetëm një kandidat për rektor. Në Universitetin e Tiranës mediave iu mohua të ishin brenda qendrave të votimit për të bërë transparencën e procesit. Universitetet publike të vendit këtë të premte iu nënshtruan zgjedhjeve akademike për rektor, dekanë dhe për senatin akademik. Në rreth 90% të universiteteve për rektor kemi vetëm nga një kandidat, ndërsa procesi zgjedhor u zhvillua pa praninë e mediave. Studentët ata që kanë peshën më të madhe në këtë votë,…

Read More

Shqipëria ashtu si çdo shtet i Evropës tashmë do të kenë një sistem të mirëfilltë adresash, duke i dhënë fund ecejakeve të deritanishme dhe mungesës së orientimit. Ndryshimet në ligjin për sistemin e adresave janë botuar në fletoren zyrtare dhe hyjnë në fuqi në mes të muajit Korrik. Tashmë me ndryshimet e reja, çdo godinë e rrugë të ketë një kod unik dhe emërtimin përkatës, po ashtu edhe sheshet, rrugët, parqet, etj. Referuar të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Adresave (RKA), rezulton se në Shqipëri numërohen rreth 472 mijë apartamente dhe mbi 774 mijë ndërtesa. Deri më tani, rezulton se…

Read More

Nuk ka shumë për të thënë sa u takon përballjeve të mëparshme mes Shqipërisë dhe Spanjës. Tetë ndeshjet e zhvilluara në të gjithë historinë mes dy skuadrave deri tani flasin të gjitha për iberikët, të cilët kanë regjistruar 8 fitore. Bie në sy numri i lartë i golave të pësuar nga kuqezinjtë në këto 8 sfida, plot 31 gola, kundrejt vetëm 3 golave të Shqipërisë, që mbajnë autorësinë e Shkëlqim Muçës, Sokol Kushtës dhe Myrto Uzunit. Në dhjetor të vitit 1990, Shqipëria ka humbur ndaj Spanjës me rezultatin e thellë, 9-0. Uzuni, i cili u ka shënuar spanjollëve në ndeshjen…

Read More

Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë merr pjesë në aktivitete kulturore në sajë të teknologjive moderne të internetit. Ndaj duke ju referuar të njëjta të dhënave, raportohet se është matur përdorimi i rregullt i internetit nga personat 16-74 vjeç për informacione ose aktivitete kulturore. Ndërkohë këto përfsihjnë pjesëmarrjen në rrjetet sociale, leximin e gazetave, revistave në internet, komunikimin me mesazhe të shkurtra dhe blerjet online të librave, revistave, gazetave. Në 2023, në total 83.1% e popullsisë 16-74 vjeç kanë përdorur internetin për qëllime të ndryshme, por përqindja e përdorimit të internetit për…

Read More

Pas miratimit të ndryshimeve në ligjin “Për zonat e mbrojtura”, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka hartuar projektvendimet për 9 peizazhe të mbrojtur, duke përcaktuar aktivitetet që lejohen apo jo të zhvillohen brenda këtyre territoreve, që kanë vlera të larta natyrore. Në secilin prej dokumenteve të nxjerrë për konsultim publik, përcaktohet se qëllimi është ruajtja dhe mbrojtja e vlerave peizazhistike të zonës së mbrojtur mjedisore dhe përbërësve të rëndësishëm të biodiversitetit dhe të natyrës në to. Megjithatë, tashmë brenda këtyre zonave mund të zhvillohet veprimtari të tilla si ndërtime, trajtimi i ujërave të zeza në ferma, ndërtimi i kanaleve lundruese,…

Read More

Brenda vitit të ardhshëm pritet të krijohet Zyra për Rikuperimin e Pasurive, e cila do të merret me gjurmimin e pasurive nga krimi i organizuar dhe korrupsioni. Në Agjendën Kombëtare të Reformave 2021-2027, parashikohet që kjo zyrë të veprojë si Njësi Kombëtare Koordinuese dhe pikë kontakti rajonale ose ndërkombëtare, duke kontribuar në përmirësimin e konfiskimeve. Njëkohësisht, menjëherë pas krijimit të kësaj zyre, Shqipëria do të paraqesë një aplikim për t’u bërë pjesë e Rrjetit Evropian të Zyrave të Rikuperimit të Pasurive ose në platformat rajonale dhe ndërkombëtare të rikuperimit. Por çfarë ndodh me pasuritë e konfiskuara nga shteti? Pasuritë e…

Read More