Author: gazetar_1
Nga rezultatet e Censit bëhet me dije se në Shqipëri, shkalla e analfabetizmit për popullsinë e moshës 15 vjeç e lart është 2.3%. Kjo shifër rritet ndjeshëm për personat mbi 70 vjeç, ku analfabetizmi arrin në 7.6%. Sipas të dhënave të censit 2023, 96.8% e popullsisë 15 vjeç e lart kanë përfunduar ose janë duke ndjekur shkollën. Nëse analizojmë shifrat sipas gjinisë, rezulton se përqindja e meshkujve që ndjekin shkollën është 0.8% më e lartë krahasuar me femrat. “Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar nivelin arsimor të popullsisë në vendin tonë. Të dhënat tregojnë se përqindja e popullsisë që…
Nga 1 korriku i këtij viti, punëdhënësit në Greqi kanë të drejtë të kërkojnë gjashtë ditë punë për punëtorët e tyre. Në këtë mënyrë shfuqizohet java 5 ditëshe në punë dhe pushimi në fundjavë. shumë njerëzve në industri, shitje me pakicë, ferma dhe disa shërbime do t’u kërkohet të punojnë gjashtë ditë në javë, nëse punëdhënësi vendos kështu. Për ditën e gjashtë paguhet një shtesë prej 40 për qind të pagës ditore. Turizmi dhe gastronomia janë të përjashtuar nga kjo rregullore, pasi java pesëditore në këta sektorë i përket të shkuarës që nga viti 2023. Zyrtarisht java gjashtë-ditëshe u vendos…
Në mbledhjen e fundit të Komitetit të Investimeve Strategjike, të zbardhur në faqen e AIDA-s, si sekretariati i këtij komiteti, vihet re se më shumë kërkesa janë rrëzuar sesa miratuar. Në mbledhjen e zhvilluar në datën 7 maj 2024 është miratuar statusi “Investim/Investitor strategjik procedurë e veçantë” për një projekt në zonën e Shëngjinit, i cili do të zhvillohet në pronë private. Kërkesën e ka paraqitur kompania Dukagjini Group sh.p.k, që parashikon ndërtimin e një resorti, me një hotel me 5 yje, me ambjente shërbimi, ku përfshihet edhe edhe një kazino. Vlera e parashikuar e këtij investimi llogaritet në mbi…
Presidenti Joe Biden kritikoi vendimin e Gjykatës së Lartë mbi imunitetin presidencial, që u pa si një fitore për kundërshtarin e tij, ish Presidentin Donald Trump, duke e cilësuar një precedent të rrezikshëm në dëm të popullit amerikan. Përmes deklaratave të qeta dhe të matura të dhëna nga Shtëpia e Bardhë zoti Biden tha se vendimi nënkupton se ka pak të ngjarë që zoti Trump të dalë në gjyq përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit për rolin e tij në përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020. Në vendimin e së hënës, Gjykata e Lartë u shpreh se…
Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit është tashmë aeroporti me fluksin më të lartë në rajon. Muaji qershor ka shënuar rekorde fluturimesh nga aeroporti ndërkombëtar i Rinasit, numri i të cilave tejkalon shifrën e 1 milion pasagjerëve. Sipas shifrave të raportuara së fundmi krahasuar me muajin qershor të vitit të kaluar, ky aeroport shënon një rritje të fluturimeve në masën 61.6 % më shumë. Që prej muajit janar në vendin tonë raportohet se janë regjistruar rreth 4.8 milionë pasagjerë, me një rritje prej 65.8% më shumë se gjysma e parë e vitit të kaluar. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mirëpriti 40 % më…
Baret dhe restorantet që ushtrojnë aktivitet sezonal do të lidhin kontratën e furnizimit me energji elektrike me procedurë të përshpejtuar. Për herë të parë rregullorja për lidhjet e reja në sistemin e shpërndarjes, ka përfshirë konceptin e lidhjeve të përkohshme, që është lidhje e energjisë elektrike, që hapet vetëm për subjekte sezonale, për periudha të caktuara sipas kërkesës së aplikantit. Rregullorja është nxjerrë për konsultim publik nga Enti Rregullator i Energjisë, ndërsa specifikon se lidhjet e përkohshme do t’u ofrohen objekteve sezonale si: Kashtore, kioska, lokalet në plazhe, evente festive, panaire, etj. Në dokument, specifikohet se lidhja e tyre me…
Treguesi i ndjesisë ekonomike ka regjistruar rënie me 2.6 pikë në muajin qershor. Rënia u ndikua kryesisht nga dobësimi i treguesve në sektorin e tregtisë, të shërbimeve dhe të ndërtimit. Në një masë më të vogël ndikoi edhe rënia e besimit në sektorin e industrisë dhe besimit të konsumatorit. Treguesi i besimit në tregti regjistroi rënien më të madhe me 4.8 pikë përqindje, ndikuar kryesisht nga vlerësime në rënie të ecurisë aktuale të biznesit dhe pritjeve për punësimin. Pritjet për ecurinë e biznesit në të ardhmen regjistruan gjithashtu rënie, kundrejt pritjeve në rritje për çmimet në të ardhmen. Treguesi i…
Censi tregoi numrin e qytetarëve të cilët jetojnë në Shqipëri, por gjithashtu edhe përkatësinë fetare, numrin e banesave, statusin social. Shumë prej qytetarëve jetojnë në banesë e cila varion nga 40 deri në 69 metër katrorë. Vendi numëron në total 726 325 banesa të zakonshme të banuara, me një rritje prej 16.460 njësish në raport me vitin 2011. Sipas INSTAT, peshën më të lartë ndaj totalit, konkretisht 341 983 e përbëjnë njësitë me maksimumin e sipërfaqes në 69 m2, hapësirë e cila më së shumti ndahet midis 2 deri në 5 anëtarë. Ndërsa 172 398 janë banesa me hapësirë nga…
Është firmosur kontrata për modernizimin e 11 nënstacioneve në Tiranë dhe Durrës, në kuadër të projektit “Programi i Investimeve për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike I”, financuar nga Banka Gjermane për Zhvillim – KfW. Ky projekt ka për qëllim të rrisë kapacitetin e Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë – OSSH, të reduktojë humbjet si dhe të garantojë sigurinë dhe cilësinë e furnizimit me energji elektrike. Kontrata është pjesë e Lotit III dhe ka për qëllim rikonstruksionin e n/stacioneve, adaptimin për të operuar/manovruar online, përmes sistemit SCADA. Investimi sjell avantazhe për klientët pasi eviton/parandalon avarinë që mund të vijnë nga ngarkesat në…
Një rritje e çmimeve të transportit ajror po paralajmërohet. Airbus i Francës rishikoi parashikimet për numrin e avionëve që do të ndërtojë këtë vit dhe vitin e ardhshëm, duke përmendur pengesat në zinxhirët e furnizimit. Gjithashtu, linjat ajrore që përdorin avionë Airbus kanë bllokuar një numër të madh avionësh A320 muajt e fundit për shkak të problemeve me motorin. Në të njëjtën kohë, Boeing amerikan është nën mbikëqyrjen e ngushtë të autoriteteve rregullatore përkatëse, për shkak të shqetësimeve për sigurinë dhe cilësinë e avionit të tij, pas shkëputjes së një dritareje në një 737 Max. Kështu, gjigandi amerikan u detyrua…
