Ditën e sotme janë bërë publike të dhënat e Censit 2023 ku rezultoi se Shqipëria ka 2 milionë e 412 mijë e 113 banorë. Referuar të dhënave të publikuara rezulton se mosha mesatare në Shqipëri është 42.5 vjeç.
Krahasuar me vitin 2011, rezuton se mosha mesatare është është rritur me 7 vite respektivisht. 49.6 % e popullsisë janë burra dhe 50.4 % janë gra. Kjo dëshmon se Shqipëria po pëson një tranzicion demografik.
Tirana rezulton Qarku me përqendrimin më të madh të popullsisë në rang vendi me një shifër prej 753 mijë e 513 banorë.
