Në Buxhetin afatmesëm 2025-2027 punësimi do të jetë një nga pritoritetet kryesore.
Prioritetet nisin që nga mbështejta e investimeve, punësimit të sigurt të të rinjve nga mosha 16-29 vjeç, ofrimit të formimit professional cilësor për të rinjtë e të rriturit etj.
Ndërkohë, për t’u ndalur në programin “Tregu i Punës”, ajo që synohet është punësimi në total 9680 punëkërkues të rinj në vitin 2025, nga 9546 të parashikuar për vitin 2024. Gjithashtu synohet të rritet punësimi i punëkërkuesve të papunë nga grupet me aftësi të kufizuar, dhe nga grupe të tjera të veçanta në rreth 360 në 2025 nga 332 të parashikuar në vitin 2024.
Gjithashtu ajo që është synim në programin “Tregu i Punës” është që 735 të rinj që përfitojnë ngaskema e garancisë rinore, çdo vit përgjatë periudhës 2025-2027. Ndërkohë, parashikohet që të reduktohet numri i personave që përfitojnë nga pagesa e papunësisë nga 3475 të planifikuar në vitin 2025, në mesatarisht 3308 në vitin 2026.
Ndërsa programi “Arsimi i Mesëm Profesional”, synon të arrijë rritjen e aksesit të arsimimit professional që të rritet përqindja e të të punësuarëve pas diplomimit në shkollat e mesme profesionale në 58% të totalit që mbarojnë studimet në 2026.
