Punimet për ndërtimin e tunelit të Llogarasë nisën më 15 nëntor të vitit 2021, pas garës tenderuese të zhvilluar që u fitua nga një konsorcium turk i përbërë nga 2 kompani.
Kontrata për ndërtimin e kësaj vepre ka një kohëzgjatje prej 36 muaj, çka përkon edhe me përfundimin e të gjitha punimeve, që nuk janë kryer aktualisht.
Konsorciumi turk u shpall fitues me ofertën prej 17,036,526,000 lekëve, pa TVSH. Së bashku me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar kosto për ndërtimin e tunelit të Llogarasë shkon në rreth 20 mld lekë dhe që është një investim i buxhetit të shtetit.
Sipas vlerësimeve, Tuneli i Llogarasë do të shkurtojë kohën e aksesimit të jugut të vendit me rreth 45 minuta. Ai nis nga Ura e Shën Elizës dhe del në Urën e Palasës, ndërsa është pjesë e seksionit rrugor Orikum – Himarë, pjesë e Autostradës Vlorë – Sarandë.

