Author: gazetar_1

Mbështetja e komunitetit lokal përmes investimeve në infrastrukturën teknologjike si dhe krijimit të hapësirave argëtuese dhe sportive janë fokusi i kompanisë One Albania për qytetin e Vlorës. Në një takim të drejtorit ekzekutiv të One Albania, Brano Djuroviç me kryetarin e bashkisë, Ermal Dredha, Djuroviç nënvizoi angazhimin e One Albania ndaj nismave të rëndësishme zhvilluese për qytetin bregdetar. Gjatë vizitës u theksuan kontributet e rëndësishme të One Albania, veçanërisht si sponsori kryesor i arenës sportive Fanzone në këtë qytet, i mbushur me pjesëmarrës dhe turistë gjatë gjithë EURO 2024. Mbulimi me rrjetin më të mirë celular One Albania në Rivierën…

Read More

Censi 2023 tregoi numrin e personave që jetojnë në Shqipëri, përkatësinë fetare, statusin social etj. Të dhënat e fundit të popullsisë dhe banesave treguan se në Shqipëri jetojnë 755 mijë e 950 familje. Nga rezultatet u pa edhe se për çfarë kanë investuar më tepër qytetarët gjatë 12 viteve të fundit, që nga koha e Censit 2011. Të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe e familjeve shqiptare i kanë në pronësi banesat në të cilat jetojnë. Nga 755 mijë e 950 familje, 82,5 përqind e tyre janë pronarë të banesës ku jetojnë ose janë në proces të marrjes së…

Read More

Pasiguria ekonomike që po përjetojnë qytetarët amerikanë i ka bërë ata krejtësisht indiferentë ndaj politikës, ku shumë deklarojnë se në zgjedhjet e ardhshme nuk do të votojnë. Megjithatë, pas katër vitesh rritje të çmimeve, mbështetja e saj ka filluar të zbehet dhe sa herë që ata blejnë në supermarket, kuptojnë se gjërat kanë ndryshuar për keq. Qytetarët amerikanë po përballen me vlerësimin e mallrave bazë që janë rritur me 25% që kur Joe Biden mori detyrën si president në vitin 2021. Rritja e çmimeve të ushqimeve goditi veçanërisht rëndë familjet më të reja, me të ardhura më të ulëta dhe…

Read More

4.5 milionë turistë të huaj hynë në Shqipëri në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024 ose 34% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023. Muaji qershor solli 1.2 milionë flukse hyrëse në vendin tonë ose 19,1% më shumë se qershori i vitit që shkoi. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro u shpreh se kemi hyrë në periudhën e pikut të flukseve dhe të gjitha strukturat e shtetit që marrin pjesë në mbarëvajtjen e sezonit turistik veror vazhdojnë koordinim, së bashku me operatorët turistikë për prezantimin sa më dinjitoz të ofertës shqiptare. “Kemi hyrë në pikun e flukseve…

Read More

Shuma e ndihmës shtetërore të dhënë në Shqipëri për bizneset përgjatë vitit 2023 ishte 8.5 miliardë lekë. Sipas raportit vjetor të ndihmës shtetërore, kjo ndihmë është dhënë kryesisht për kërkim dhe zhvillim, por edhe për ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitete të lidhura me turizmin. Që prej vitit 2019, ndihma shtetërore kushtuar ndërmarrjeve është rritur ndjeshëm, ku në një hark kohor prej 5 vitesh vërehet se ndihma totale kap vlerën 63 miliardë lekë. Në vitin 2023 ndihma shtetërore horizontale në vlerë absolute është 5.2 miliardë, ndërsa ndihma shtetërore sektoriale ishte 3.2 miliard lekë. Rreth 73.55% e shumës së ndihmës horizontale i kushtohej…

Read More

Brenda muajit korrik pritet që të finalizohet paketa e dytë e mbështetjes për t’ju ardhur në ndihmë fermerëve, të cilët mbeten jashtë skemës në fazën e parë, për shkak të pamjaftueshmërisë së fondeve. Fondi që do të akordohet pritet të jetë në vlerën e 22 milionë dollarëve, duke e çuar në rreth 55 milionë dollarë mbështetjen për fermerët. Akti Normativ parashikohet që të kalojë për miratim brenda këtij muaji, ndërsa shumë shpejt pritet të bëhen publike edhe skemat lehtësuese, që do të aplikohen në mbështetje të agroturizimit në zonat malore të vendit. Këtë vit fondi për skemat kombëtare të mbështetjes…

Read More

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer projektit të dhëndrit të Trump në ishullin e Sazanit duke e konsideruar atë një investim luksi për turizmin shqiptar. “Ne kemi nevojë për investime të huaja super luks, ashtu si një shkretëtirë ka nevojë për ujë”, ka deklaruar Rama në një intervistë të dhënë për “Financial Times” duke iu referuar planeve të Jared Kushner në Shqipëri. Deklarata e Ramës në “FT Times” ishte pjese e një analize të kësaj media prestigjoze për planet e investimeve të dhëndrit të Trump në rajon, përfshirë dhe ato në Serbi në kontrast me lidhjet politike e këtij vendi…

Read More

Tirana po kthehet në destinacionin e preferuar të shumë turistëve nga e gjitha bota, duke pritur 1 milionë vizitorë në muaj. Kështu u shpreh sot, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u takua me disa prej grupeve të shumta të turistëve që vizitojnë këto ditë kryeqytetin shqiptar. Në promovimin e pikës së informacionit për turistët në Sheshin “Skënderbej”, Veliaj ndau edhe një bisedë me turistët, për transformimin e qytetit dhe potencialin turistik që ofron Tirana. Ai theksoi rëndësinë e turizmit për ekonominë e qytetit dhe shprehu kënaqësinë për faktin se Tirana po shndërrohet, gjithnjë e më shume,…

Read More

Infrastruktura e Çelësave Publikë, e menaxhuar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) pritet të përmirësohet. E përfolur fillimisht për të kaluar me koncesion, madje edhe e parashikuar në projektbuxhetin e vitit 2022, me një fond prej 208.2 milionë lekësh, infrastruktura e njohur si PKI, tashmë do të përmirësohet përmes një tenderi me vlerë rreth 500 milionë lekë, të hapur nga AKSHI. Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i performancës duke dhënë siguri në sasinë e rritur të trafikut dhe të dhënave të procesuara, përmirësim të sigurisë për të garantuar siguri më të rrepta përsa i përket mbrojtjes së…

Read More

INSTAT raporton se inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve për një shportë të caktuar të mallrave të konsumit zbriti në 2.1% në qershor, nga 4.5% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në rritjen vjetore të këtij indeksi kanë kontribuar pozitivisht të gjitha grupet ndryshe nga më herët ku grupi “transporti” kontribuonte negativisht. Konkretisht, grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” kontribuoi me 0.72 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.42 pikë përqindje. Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me 0.27 pikë përqindje, çmimet e grupit…

Read More