Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Mesazhi i qytetarit për sorrollatjet me rindërtimin, Rama: Bashkia Tiranë me oksigjen, i neveritur me administratën në disa vende

10:46 - Qershor 28, 2026

Presidenti Vuçiç njofton dorëheqjen brenda pak javësh pas 1 viti e gjysmë protesta

10:23 - Qershor 28, 2026

Rrezikohet armëpushimi, SHBA bombardon objektiva iraniane në Ngushticën e Hormuzit

10:22 - Qershor 28, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Rrezikohet armëpushimi, SHBA bombardon objektiva iraniane në Ngushticën e Hormuzit

10:22 - Qershor 28, 2026 Bota
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar sërish, pasi forcat e armatosura amerikane ndërmorën në orët e para të së dielës sulme ndaj objektivave iraniane në zonën e Ngushticës së Hormuzit, për të dytën ditë radhazi.

Pak më vonë, sirenat e alarmit u dëgjuan në Bahrein dhe Kuvajt, pas një sulmi iranian me raketa dhe dronë. Garda Revolucionare Iraniane njoftoi se kishte goditur instalacione ushtarake amerikane në shenjë hakmarrjeje për sulmet e reja të SHBA-së ndaj Iranit.

Sipas pretendimeve të Gardës Revolucionare, janë shkatërruar tetë objekte të rëndësishme të forcave të armatosura amerikane në bazën Ali Al Salem në Kuvajt dhe në bazën e Flotës së Pestë amerikane në Port Salman të Bahreinit.

Nga ana tjetër, avionët luftarakë amerikanë goditën infrastrukturë ushtarake iraniane të mbikëqyrjes, sisteme komunikimi, pozicione të mbrojtjes ajrore, si edhe objekte për ruajtjen e dronëve dhe minave detare. Sipas Komandës Qendrore Amerikane (CENTCOM), sulmet u kryen si kundërpërgjigje ndaj sulmit iranian të së shtunës në mëngjes ndaj një anijeje tregtare cisternë.

Shpërthime u raportuan në zonën e Sirikut, në jug të Iranit, ndërsa televizioni shtetëror iranian (IRIB) njoftoi se ishte goditur një kullë telekomunikacioni, duke cituar një zyrtar ushtarak iranian. Po ashtu, u raportua se predha goditën një fshat në ishullin Qeshm, pa pasur deri tani informacion për viktima.

Raporte për shpërthime pati edhe në Bandar Abbas dhe në ishullin Qeshm, pranë Ngushticës së Hormuzit.

Dy deri në tre orë më vonë, sirenat e alarmit ranë në Bahrein dhe Kuvajt, ndërsa forcat e armatosura të të dy vendeve njoftuan se kishin zmbrapsur një sulm iranian me raketa dhe mjete ajrore pa pilot.

Fillimisht nuk ishte e qartë se cilat ishin objektivat e raketave dhe dronëve iranianë, si dhe nëse kishte dëme apo viktima.

“Nkelja e armëpushimit bie ndesh me nenin 1 të Memorandumit të Mirëkuptimit (MoU) të Islamabadit dhe do të çojë në ndërprerjen e plotë të të gjitha proceseve diplomatike”, thuhet në deklaratën e Gardës Revolucionare, sipas rrjetit Press TV.

“Çdo sulm armiqësor, pavarësisht justifikimit, edhe nëse drejtohet ndaj objektivave të parëndësishëm, do të marrë një përgjigje të pamëshirshme”, theksohet më tej në deklaratë.

Ekofin Media
Ekofin Media
Lindjen e Mesme Ngushticën e Hormuzit përshkallëzohet situata
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Presidenti Vuçiç njofton dorëheqjen brenda pak javësh pas 1 viti e gjysmë protesta

10:23 - Qershor 28, 2026

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

10:01 - Qershor 28, 2026

Sardenja ngrihet në protestë në 1 korrik kundër shkatërrimit të “Gjirit të Tavolarës”

13:58 - Qershor 27, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Mesazhi i qytetarit për sorrollatjet me rindërtimin, Rama: Bashkia Tiranë me oksigjen, i neveritur me administratën në disa vende

gazetar_110:46 - Qershor 28, 20260

Një mesazh i një qytetari, i publikuar nga Kryeministri Rama, ka nxjerrë në pah një…

Mbetjet bujqësore, potencial i pashfrytëzuar për ekonominë qarkulluese në Shqipëri

06:56 - Qershor 28, 2026

Ndryshime ligjore për pagesat e vonuara, kamatëvonesa do të llogaritet pa njoftim paraprak

09:59 - Qershor 27, 2026

Shqipëria shpenzon vetëm 0.3% të PBB-së për kërkim-zhvillim, industria mbetet larg inovacionit

07:04 - Qershor 27, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

10:46 - Qershor 28, 2026

Mesazhi i qytetarit për sorrollatjet me rindërtimin, Rama: Bashkia Tiranë me oksigjen, i neveritur me administratën në disa vende

06:56 - Qershor 28, 2026

Mbetjet bujqësore, potencial i pashfrytëzuar për ekonominë qarkulluese në Shqipëri

09:59 - Qershor 27, 2026

Ndryshime ligjore për pagesat e vonuara, kamatëvonesa do të llogaritet pa njoftim paraprak

Mesazhi i qytetarit për sorrollatjet me rindërtimin, Rama: Bashkia Tiranë me oksigjen, i neveritur me administratën në disa vende

10:46 - Qershor 28, 2026

Presidenti Vuçiç njofton dorëheqjen brenda pak javësh pas 1 viti e gjysmë protesta

10:23 - Qershor 28, 2026

Rrezikohet armëpushimi, SHBA bombardon objektiva iraniane në Ngushticën e Hormuzit

10:22 - Qershor 28, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter