Java ka nisur me trafik të rënduar në autostradën e re Thumanë-Kashar.
Radha e automjeteve sipas raportimeve nga terreni i kalon 10 kilometrat, pasi fillon nga dalja e autostradës në afërsi të Rinasit e deri në afërsi të fshatit Larushk.
Raportohet se shkak është aplikimi i pagesës së kësaj autostrade, pasi sportelet nuk janë në gjendje të përballojnë fluksin e madh të mjeteve që përshkojnë këtë aks nga veriu në drejtim të Shqipërisë së mesme.
Autostrada e re, me një gjatësi prej rreth 20 kilometra u hap për qarkullim përpara një jave. Kalimi bëhet kundrejt pagesës prej 2.1 euro.

