Kreditë me probleme në institucionet financiare jobanka shënuan një rritje të lehtë vitin e kaluar. Bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, në Raportin e Mbikëqyrjes, raporti i kredive me probleme u rrit në 13.9%, nga 13.2% që ishte në vitin 2022.
Përgjithësisht, kreditë me probleme në institucionet financiare jobanka ka qënë më i lartë sesa në sistemin bankar, kjo edhe për shkakt të riskut më të lartë që këtu institucioneve kanë përsa i përket kredidhënës, që më tej sjell ndikime edhe në normat e interesit.
Në raport, Banka e Shqipërisë vlerëson se rritja e kredive me probleme me institucionet financiare jobanka ka ardhur kryesisht nga veprimet e dy subjekteve Final dhe Micro Credit Albania, të cilave iu hoq licenca dhe aktualisht janë nën hetim për abuzime të mundshme gjatë procesit të mbledhjes së kredive të këqija.
Për vitin e kaluar, Micro Credit Albania shënoi një rritje të ndjeshme të portofolit të mikrokredisë, me 0.53 miliardë lekë. Pas masës së pezullimit të veprimtarisë që Banka e Shqipërisë aplikoi ndaj MCA në vitin 2023, ai ka trajtuar një numër të lartë të kredive, duke i klasifikuar ato në klasat përkatëse të portofolit të mikrokredisë. Në mënyrë të ngjashme, edhe subjekti Final, gjatë vitit 2023, ka transferuar një pjesë të kredive me probleme që kishte blerë nga subjektet e tjera (0.43 miliardë lekë) në klasat përkatëse të portofolit të mikrokredisë.
Riklasifikimi i kredive të këtyre subjekteve ka ndikuar rrjedhimisht edhe në rritjen e raportit të kredive me probleme të sektorit, pasi deri aktualisht ato nuk ishte klasifikuar si “kredi me probleme”. Ekofin.al
