Author: gazetar_1
Një numër në rritje i spanjollëve po përballen me të qënurit të pastrehë si pasojë e mungesës së banesave sociale dhe rregulloreve që pengojnë qiratë afatgjatë. Situata është përkeqësuar nga një ‘boom’ i lejeve për pushime në platforma të tilla si Airbnb dhe Booking.com, e cila ka nxitur një valë protestash në të gjithë vendin javët e fundit. Shkalla e të pastrehëve është rritur me 24% që nga viti 2012 në 28.000 njerëz, sipas statistikave zyrtare, ndërsa, sipas një raporti të Bankës së Spanjës, rreth 45% e njerëzve që jetojnë në strehim me qira janë në rrezik të varfërisë ose…
Në pesë vitet e fundit numri i shqiptarëve që jetojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor është reduktuar ndjeshëm. Sipas të dhënave të censusve kombëtare në ballkan të mbajtura në periudhën kohore 2021 – 2024, jo vetëm në Shqipëri por dhe në vendet e tjera të rajonit ku jetojnë shqiptarë, numri i tyre është reduktuar ndjeshëm. Në total në vendet e ballkanit perëndimor jetojnë 4.4 milion shqiptarë. Sipas censusit të fundit në Shqipëri jetojnë 2.4 milion prej tyre. Pra më shumë se gjysma jetojnë në vendin amë. 1.5 milion shqiptarë jetojnë në Kosovë, shteti i dytë shqiptar i rajonit. Ndërkohë në…
Shqipëria po i drejtohet kulmit të sezonit turistik në mes të debatit për plazhe të boshatisura, kryesisht në jug dhe gjatë ditëve të javës. Shkaku kryesor duket se janë çmimet e larta, jo vetëm sa i përket akomodimit në hotele, por edhe në restorante apo bare. Për kryebashkiakun e Vlorës, Ermal Dredha përceptimi mbi numrin e turistëve është relativ. Ai pranon që zakonisht në Vlorë fluksi konstatohet pas gjysmës së parë të muajit korrik. Ndërsa shprehet se këtë sezon ka një shtrirje të turistëve në një vijë më të gjerë bregdetare. Por apelon subjektet akomoduese dhe ato të shërbimit që…
Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore ka bërë bilancin e punës në gjashtëmujorin e parë 2024. Inspetorati raporton se janë inspektuar gjithsej 4948 subjekte mbi bazë risku, ndërsa 303 inspektime të tjera janë kryer për shkak të ankesave nga punonjësit apo persona të tretë, 33% më shumë krahasuar me 2023. Nga 303 inspektime të kryera si rezultat i ankesave, rreth 74% e ankesave janë zgjidhur në favor të punëmarrësve. Ndërkaq, 8381 biznese të reja janë këshilluar për të drejtat dhe detyrimet nga Legjislacioni i Punës. Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore ka marrë një sërë vendimesh për pezullimin…
Në Petrelë do të ndërtohet Parku i Artit të Tiranës. Projekti për të cilin Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur tashmë tenderin, parashikon adaptimin e strukturave të vjetra, të cilat janë të amortizuara, duke i dhënë një rinovim të plotë dhe duke i përshtatur ato për funksione të reja kulturore. Ky park do të shërbejë si një qendër të rëndësishme për artin dhe kulturën jo vetëm në zonën e Petrelës, por për të gjithë kryeqytetin, duke ofruar një gamë të gjerë aktivitetesh për komunitetin lokal dhe për vizitorët. Praktikisht godinat e vjetra të ish repartit ushtarak do të transformohen për…
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave rikujtoi sot qytetarët për detyrimet për blerjet online apo dërgesat postare. DPD bëri të ditur se mbi kufirin e pataksueshëm kryhet deklarim doganor nëpërmjet procedurës së deklarimit të thjeshtuar. Kufiri i pataksueshëm i vlerës së mallrave, të natyrës jotregtare për përdorim personal apo familjar, apo të ardhura nga blerjet online është 22 euro. Këtu bëhet fjalë vetëm për vlerën e mallrave të faturuar, pa përfshirë shpenzimet e transportit apo tarifat postare. Për dërgesa postare nga individë jashtë territorit shqiptar kufiri i pataksueshëm për dërgesat postare është 45 euro. Këtu bëhet fjalë për vlerën e deklaruar…
Për të përfituar pension nuk mjafton vetëm të keni mbushur moshën, duhet po ashtu të keni 15 vite punë. Ata, të cilët nuk e plotësojnë këtë prag, pra që kanë më pak se 15 vite, por edhe ata që duan pension më të lartë mund të përfitojnë nga skema e sigurimit vullnetar. Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën me dije kategoritë që mund të përfitojnë nga kjo skemë, dokumentet që duhen dhe çfarë është më e rëndësishme sa varion kjo pagesë dhe në cilat raste aplikohet zbritje. “Sigurimi shoqëror vullnetar, një mundësi më shumë për të gjithë ata, që kanë periudha…
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) hap thirrjen për mbështetjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM), për vitin 2024, të financuar nga buxheti i shtetit. Kjo thirrje mbështet zhvillimin e NMVM-ve brenda territorit të Shqipërisë, duke synuar rritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve, zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve, inovacionin/rinovimin e teknologjisë, zhvillimin e artizanatit, si dhe mbështetjen e grave sipërmarrëse. NMVM do të mund të përfitojnë mbulim 100 % të kostove të miratuara deri në 2.5 milionë lekë. Për ndërmarrjet që operojnë në fushën e Inovacionit mbështetja do të jetë deri në 1 milion lekë.…
Parashikimi për temperatura të larta në ditët në vijim ka bërë që Qeveria e Kosovës të marrë vendim për të kufizuar orarin e punës për disa kategori. Sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, kjo masë është marrë me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Në bazë të këtij vendimi i cili hyn në fuqi nesër më 13 korrik, do të përfitojnë gratë shtatzëna, punëtorët e ndërtimit dhe qytetarët me sëmundje kronike. Vendimi i qeverisë së Kosovës Kufizim i orarit të punës përgjatë temperaturave të larta Në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, për shkak të rritjes…
Të dhënat e vitit 2023 tregojnë se papunësia mbetet ende sfidë. Gjatë këtij viti vlerësohet se ishin 158,801 persona të papunë gjithsej, ndër të cilët 52.7 % janë meshkuj dhe pjesa tjetër janë femra. Rreth 71.2% e të papunëve janë të papunë prej një viti ose më shumë. Krahasuar me vitin e mëparshëm, ky tregues ka pësuar një rritje të konsiderueshme prej 4.3 pikë përqindje. Shifrat tregojnë se të rinjtë me arsim të mesëm janë më të prekurit. Papunësia për këtë grup është 12.7% ose 0.3 pikë përqindje më e lartë se një vit më parë. Nga ana tjetër, edhe…
