Një numër në rritje i spanjollëve po përballen me të qënurit të pastrehë si pasojë e mungesës së banesave sociale dhe rregulloreve që pengojnë qiratë afatgjatë. Situata është përkeqësuar nga një ‘boom’ i lejeve për pushime në platforma të tilla si Airbnb dhe Booking.com, e cila ka nxitur një valë protestash në të gjithë vendin javët e fundit.
Shkalla e të pastrehëve është rritur me 24% që nga viti 2012 në 28.000 njerëz, sipas statistikave zyrtare, ndërsa, sipas një raporti të Bankës së Spanjës, rreth 45% e njerëzve që jetojnë në strehim me qira janë në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social, duke shënuar përqindjen më të lartë në Europë.
Të pastrehët janë rritur ndjeshëm në të gjithë Europën gjatë dekadës së fundit, por shtrirja e problemit në Spanjë është ‘maskuar’ nga të rinjtë spanjollë që zgjedhin të jetojnë më gjatë me prindërit e tyre. Më shumë se 60% e 18-34-vjeçarëve jetojnë në shtëpinë e familjes dhe Spanja ka normën më të shpejtë në rritje të të rinjve që jetonin me prindërit e tyre midis ekonomive kryesore europiane midis 2008 dhe 2022. Stoku i banesave sociale në Spanjë është vetëm 1.5% e të gjitha shtëpive krahasuar me një mesatare evropiane prej 9%. Konkurrenca për apartamente me qira private është e ashpër. Rreth 40 persona i përgjigjen çdo listimi që del në treg në Madrid, sipas faqes së internetit të listave të pronave Idealista.

