Të dhënat e vitit 2023 tregojnë se papunësia mbetet ende sfidë. Gjatë këtij viti vlerësohet se ishin 158,801 persona të papunë gjithsej, ndër të cilët 52.7 % janë meshkuj dhe pjesa tjetër janë femra. Rreth 71.2% e të papunëve janë të papunë prej një viti ose më shumë.
Krahasuar me vitin e mëparshëm, ky tregues ka pësuar një rritje të konsiderueshme prej 4.3 pikë përqindje.
Shifrat tregojnë se të rinjtë me arsim të mesëm janë më të prekurit. Papunësia për këtë grup është 12.7% ose 0.3 pikë përqindje më e lartë se një vit më parë. Nga ana tjetër, edhe të rinjtë me arsim 8-9 vjeçar përballen me një shkallë të lartë papunësie prej 9.6%, duke treguar se mundësitë e punës për këtë nivel arsimor janë të kufizuara.
Në të kundërt, një zhvillim pozitiv është ulja e shkallës së papunësisë për personat me arsim të lartë, e cila ka pësuar një ulje prej 1 pikë përqindje. Kjo tregon se arsimi i lartë vazhdon të ofrojë më shumë mundësi për punësim, duke nxjerrë në pah rëndësinë e investimit në një edukim më të avancuar.
