I dyshuari për tentativën për të vrarë Donald Trump ishte një djalë i bardhë 20 vjeçar nga Pensilvania: Emri i tij ishte Thomas Matthew Crooks.
Sipas FBI-së ishte një tentativë vrasjeje (pati polemika nga e djathta sepse disa media nuk e përcaktuan kështu që në fillim).
Sulmuesi nuk kishte dokumente identifikimi: agjenti i FBI-së Kevin Rojek, duke folur me gazetarët në Butler, Pennsylvania, shpjegoi se agjentët po ekzaminojnë ADN-në, të dhënat biometrike, informacionin në lidhje me blerjen e armës dhe u kanë kërkuar qytetarëve të dërgojnë foto dhe video të skene krimi.
Sipas New York Times, arma ishte një pushkë gjysmë automatike AR-15, por edhe kjo nuk është konfirmuar nga autoritetet.
Dëshmitari: Paralajmërova sigurinë e Trump për snajperin mbi çati
Një dëshmitar nga vendi ngjarjes, njoftoi se kishte paralajmëruar agjentët e Shërbimit Sekret për një person të armatosur në një çati aty pranë, disa minuta përpara sulmit.
Duke folur për mediat e huaja, dëshmitari i quajtur Greg, tha se e pa atentatorin e mundshëm që të ngjitej në majën e një ndërtese në Butler, Pensilvani. Sipas tij, e gjithë kjo skenë i dukej e çuditshme, pasi tregon se nuk arrinte të kuptonte se përse nuk kanë ndërhyrë forcat e sigurisë së ish-presidentit.
“Po mendoja me vete, pse Trump po flet ende, pse nuk e kanë tërhequr nga skena? Gjëja tjetër që dini, dëgjohen pesë të shtëna”, tha ai.
Dëshmitari është i bindur se të shtënat erdhën nga çatia, që ai kishte vështruar për disa minuta.
“100 për qind, 100 për qind”, përfundoi Greg.
Pak çaste më vonë agjentët e Shërbimit Sekret u dëgjuan duke bërtitur “qitësi është vrarë”.
