Në 12 vite numri i personave të aftë për punë në Shqipëri ka rënë me 350 mijë vetë. Sipas të dhënave të Censit 2023 nga 1.9 milionë banorë të aftë për punë në vitin 2011, në vitin 2023 në këtë kategori u regjistruan 1,55 persona, pra me një rënie 18.3%.
Por kjo situatë pritet të përkeqësohet edhe më tej për shkak se forcën e punës aktualisht e dominon grup-mosha në prag pensioni mbi 55 vjeç. E ndarë në grupeve moshore, rënien më të madhe të popullsisë në moshë pune e kishin grupmoshat 15 deri në 19 vjeç, të cilat pësuan rënie me 46.8% dhe grupmosha 20-24 vjeç që pësoi rënie me 41%.
Grupet moshore me rënie të fortë në popullsinë në moshë pune ishin 25-29 vjeç me rreth 25%, 40-44 vjeç me 25.6% dhe 45-49 vjeç me 25.4%.
Në të kundërt popullsia në moshe pune në prag pensioni 60-64 vjeç ka pësuar rritje me 48.8% dhe grup-mosha 45-59 vjeç rritje me 9.6%

