Author: gazetar_1
6 mujori i parë i këtij viti ka shënuar një numë rekord të regjistrimit të mjeteve. Të dhënat tregojnë se në këtë pjesë të parë të vitit janë shënuar 50 mijë makina nga 34 mijë që ishte kjo shifër një vit më parë. Rritja është 47%. Kjo rritje e makinave në qarkullim po ndikon edhe në uljen e moshës mesatare, e cila sipas të dhënave ka arritur në 12-vjeçare. “Për në muajt maj-qershori kanë qenë muaj që kanë shënuar rekorde në historikun tonë, sidomos maji me gati 10 mijë mjete të regjistruara vetëm në një muaj. Shohim që flota gradualisht…
Gjykata Kushtetuese vendosi të mbajë në fuqi ligjin e ri “Për akcizat”, që unifikoi nga 1 janari 2023 akcizën te prodhuesit e birrës. Me vendimmarrjen e sotme Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Prodhuesve dhe Tregtuesve të Pijeve Alkoolike për shfuqizimin e pjesshëm të ligjeve nr. 81/2022 dhe nr. 94/2023 për akcizat, për pjesën që parashikon unifikimin e akcizës së birrës nga malto për të gjithë prodhuesit pavarësisht sasisë së prodhimit vjetor. Në njoftimin për vendimmarrjen thuhet se Gjykata Kushtetuese çmoi se gjatë gjykimit nuk u provua se ndryshimet ligjore kanë cenuar thelbin e lirisë së veprimtarisë ekonomike…
Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike – KESCO i ka bërë thirrje qytetarëve të kursejnë ‘maksimalisht’ energjinë elektrike, duke njoftuar se 1 milion euro energji po importohet çdo ditë. Në deklaratën për mediat thuhet se në rëndimin e situatës po ndikon edhe fakti që njësia B1 e KEK-ut është në remont të planifikuar vjetor, duke bërë që prodhimi vendor të reduktohet me së paku 250 MW. Pra, aktualisht Kosova nuk po prodhon më tepër se 500 MW. Ndërsa, diferenca ndërmjet prodhimit dhe kërkesës po mbulohet nga importi. Ndërkohë edhe çmimet e importit janë rritur shumë ditëve të fundit. Në…
Shitja e produkteve te duhanit, cigareve, cigareve elektronike dhe shishave të nargjileve do të jetë e ndaluar për të gjithë personat nën moshën 18 vjeç. Komisioni Parlamentar i shëndetësisë ka diskutuar dhe miratuar nismën e deputetëve Erion Braçe dhe Etilda Gjonaj, e cila synon mbrojtjen e të miturve nga krijimi i varësisë ndaj duhanit dhe cigareve elektronike. Ndryshimet ligjore të propozuara synojnë gjithashtu të ndalojnë reklamimin e tyre direkt dhe indirekt si dhe tregtimin e tyre me ofertë. Deputeti Erion Braçe ka theksuar se me qëllim zbatimin e kësaj nisme, përgjegjës për këtë duhet të jenë kompanitë e mëdha të…
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Shkodra se falë investimeve në infrastrukturën rrugore koha e lidhjes me Tiranën brenda kësaj dekade do të jetë rreth 40-45 minuta. Gjatë çeljes së konkursit ndërkombëtar për Rozafën e re në Shkodër, Rama u ndal edhe te investimet në infrastrukturën rrugore, që sipas tij, do të përmirësojnë ndjeshëm ndërlidhjen. “Është pjesë e një vizioni shumë më të gjerë që kombinon së bashku investimet publike të cilat për Shkodrën dhe gjithë këtë territor që shkon deri lart në Theth, apo shtrihet deri në kufirin me Malin e Zi po shtohen dita-ditës”, tha Rama. Sipas tij,…
Ministri i Financave, Ervin Mete ishte sot në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën dhe të Drejtat e Njeriut, si edhe në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Evropiane gjatë shqyrtimit të projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr.61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. Në fjalën e mbajtur, Ministri shpjegoi se qëllimi për të cilin vjen sot projektligji lidhet ngushtësisht me një proces të përcaktuar që është heqja e koncesionarit të pullave të akcizës nga ligji dhe theksimi që tashmë ky është monopol shtetëror, pra prodhimi dhe shpërndarja e pullave dhe do të realizohet nga një person…
Ekonomia e Eurozonës u rrit ndjeshëm në tremujorin e parë të këtij viti, ndërsa në të njëjtën kohë inflacioni ra ndjeshëm. Instituti Ekonomik Ifo nga Mynihu pret që inflacioni në eurozonë të bjerë nën objektivin prej 2% deri në fund të vitit 2024. Sipas tendencave dhe parashikimeve ekzistuese, inflacioni duhet të ulet në një mesatare vjetore prej 1.6 % në vitin 2025, që është nën nivelin e synuar të Bankës Qendrore Europiane. “Ekonomia ka të ngjarë të përshpejtohet ndjeshëm në gjysmën e verës. Të ardhurat reale do të vazhdojnë të rriten. Megjithatë, lehtësimi i politikës monetare dhe rritja e tregtisë…
Udhëtimi me anije drejt parkut të vetëm detar kombëtar, Sazan-Karaburun në Vlorë ofron eksperiencë mbresëlënëse për turistët vendas e të huaj. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga një tjetër plazh i “sulmuar” nga turistët vendas e të huaj, në ishullin e Sazanit. Rama vlerësoi se ky është një sezon i jashtëzakonshëm prurjesh në Shqipëri, por edhe për shpërndarjen e turistëve në të gjithë hartën e vendit. Karaburun-Sazani është i vetmi park detar kombëtar i Shqipërisë, i shpallur si i tillë në vitin 2010 dhe i kthyer tashmë në një nga destinacionet më të preferuara për vizitorët…
Kursi i këmbimit po përjeton prej disa javësh tashmë një stabilitet, që ndonjëherë duket i pazakontë. Këtë e dëshmojnë jo vetëm kuotimet e agjencive të këmbimit valutor që lëvizin shumë pak dita-ditës, sidomos sa i përket Euros, por edhe vetë kursi i publikuar nga Banka e Shqipërisë. Ashtu siç nisi java, edhe këtë të martë, Euro sot blihet me 99.9 lekë, ndërsa në shitje me 100.6 lekë. Pak a shumë e njëjta situatë paraqitet edhe me monedhat e tjera kryesore, që nuk kanë patur lëvizje të mëdha. Dollari amerikan blihet me 91.6 lekë dhe shitet 92.6 lekë. Paundi britanik sot…
Shqipëria do të ketë një Pol të Ri të Teknologjisë së Informacionit dhe Sigurisë Kibernetike. Vendodhja e tij parashikohet të jetë në Sauk. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur një tender me fond limit 673 milionë lekë për realizimin e këtij projekti. Projekti zhvillohet përgjatë unazës së Tiranës, në rrethrrotullimin që lidh zonën e Saukut dhe Liqenin Artificial. Projekti fokusohet në zhvillimin e ambienteve multifunksionale, përgjithësisht me karakter zyrash me qëllim krijimin e një poli në fushën e sigurisë kibernetike. Territori zë një hapësirë prej 9600 metër katror. Projekti parashikon që Poli i ri të përbëhet nga katër objekte 4…
