Prej disa muajsh po flitet për ringritjen e industrisë së prodhimit të armëve. Kjo temë ishte një nga pikat që u diskutua në Komisionin për Çështjet ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola, u shpreh se shteti do të bashkëpunojë me subjekte private për të përballuar koston e lartë fillestare prej afërsisht 30-40 milionë eurosh të ringritjes së industrisë ushtarake.
“95 milionë lekë do të nevojiten vetëm për krijimin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes, ndërkohë që investimi fillestar për ringritjen e industrisë ushtarake është rreth 30-40 milionë euro.”
Tola deklaroi se fillimisht do të prodhohen elemente bazike të armatimit ushtarak, si municione, teksa theksoi që parësore është të plotësohen nevojat e vendit tonë për armë dhe pastaj të kalohet në tregun ndërkombëtar.
