Author: gazetar_1

Transporti ajror ka shënuar rritje me 64.7% gjatë tremujorit të dytë të vitit. E përkthyer në shifra me linjat ajrore kanë udhëtuar 2.879.158 pasagjerë, 1.747.887 prej të cilëve kanë udhëtuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të INSTAT volumi i mallrave të hyrë dhe të dalë nëpërmjet transportit ajror rezultoi 560.8 tonë, nga të cilat janë 74.2% mallra hyrëse dhe 25.8% mallëra dalëse. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluara, INSTAT raporton për rritje me 12.7%. Ndërkohë, në transportin ajror mallrat e transportuara me postë zënë 9.7% të volumit gjithsej të mallrave të…

Read More

Pas votimit dje në seancë plenare dhe pas betimit në Presidencë, Ervin Mete i përcjell detyrën Ministrit të ri të Financave, Petrit Malaj. Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Mete ka shprehur mirënjohje dhe falenderime për Kryeministrin, ndërsa gjithashtu ka falenderuar edhe stafin e Ministrisë së Financave për bashkëpunimin. “Duke i përcjellë detyrën Ministrit të ri. Mirënjohës dhe falenderues ndaj Kryeministrit që më besoi një detyrë me përgjegjësi kaq të lartë. Falënderime për stafin e Ministrisë së Financave për atë që kemi arritur së bashku gjatë kësaj periudhe. Besoj ka qenë një rrugëtim konsolidues për institucionin dhe financat publike,…

Read More

Gjatë 6-mujorit të parë të vitit borxhi i klientëve ndaj OSHEE pësoi rënie në raport me dhjetorin e vitit 2023, duke shënuar përmirësim të gjendjes debitore. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë, vlera për detyrime të papaguara ndaj OSHEE nga klientët familjarë, institucionet shtetërore, ujësjellësit dhe bizneset deri në fund të muajit qershor arriti në 79.01 mld lekë, nga 80.89 mld lekë që ishte në fund të vitit 2023. Kjo ulje e borxheve totale vjen si pasojë e uljes së detyrimeve të papaguara, kryesisht nga klientët familjarë dhe biznese. Ndërkohë që stoku i borxhit për institucionet shtetërore,…

Read More

Destinacioni me plazhet më të mrekullueshme parajsore për t’u vizituar këtë verë pa shpenzuar shumë para është Shqipëria, -sipas një artikulli të botuar në të përditshmen spanjolle “El Cronista”. Në këtë periudhë të vitit, shumë turistë spanjollë kanë planifikuar destinacionet e tyre të pushimeve verore. Megjithatë, ka ende shumë njerëz që presin momentin e fundit për të vendosur! Prandaj, duhet të keni parasysh shumë faktorë: transportin, akomodimin, ushqimin dhe aktivitetet të cilat të gjitha së bashku mund të ndikojnë në buxhetin tuaj! Ekzistojnë një sërë destinacionesh më të lira se Spanja ndër të cilat ne rekomandojmë vendin mesdhetar, Shqipërinë ku…

Read More

Vizitorët vendas dhe shqiptarët e diasporës shpenzojnë më shumë për pushimet. Sipas operatorëve turistikë në Durrës edhe turistët e huaj të cilët zgjedhin paketat all inclusive janë të prirur për të eksploruar dhe provuar gastronominë e zonës. “Turistët që shpenzojnë më shumë janë shqiptarët e Shqipërisë, pastaj vijnë të diasporës, ndërsa turistët e huaj që janë me paketa all inclusive me gjitha të përfshira sigurisht që nuk i preferojnë shumë, por edhe ata janë shumë kuriozë që të provojnë restorantet tona, por e bukura e këtij biznesi është se ata nuk konsumojnë vetëm tek hoteli ku kanë qëndrimin, por hulumtojnë…

Read More

Ari mund të qëndrojë pranë niveleve më të larta të të gjitha kohërave, por medalja e artë po humbet vlerën e saj dhe në Lojërat Olimpike të Parisit, gjithçka që shkëlqen sigurisht nuk është ar. Medaljet olimpike padyshim vlejnë më shumë se vlera e tyre materiale, por kjo është gjithashtu e rëndësishme. Sidomos kur medalja e artë, për shembull, ka shumë pak ar dhe në vend të 45.000 dollarëve që duhet ‘normalisht’ të vlejë, ‘vlera’ e saj është pak më shumë se 1000 dollarë, ndërsa bronzi nuk vlen më shumë se 5 dollarë. Fillimi i Lojërave Olimpike të Parisit sugjeron…

Read More

Rreth 4.3 mln mWh energji u prodhuan gjatë 6 – mujorit të parë të këtij viti duke shënuar një rënie në raport me një vit më parë. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë u gjenerua rreth 5 mln MWh energji. Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, prodhimi u dominua nga hidrocentralet private me 51% të energjisë totale, teksa Kaskada e Drinit gjeneroi 49% të energjisë totale. Paralelisht ka vijuar edhe prodhimi i energjisë nga centralet fotovoltaike, ndonëse sasia e gjeneruar është tejet e ulët në raport me energjinë e prodhuar nga burimet hidrike. Gjithsesi, në…

Read More

Pas infermierëve, mjekëve, policëve dhe ushtarakëve edhe profesionistët në sektorin e arsimit do të përfitojnë nga nisma e qeverisë për t’i mbështetur në blerjen e banesave duke shfrytëzuar kreditë me zero interes. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu në një takim me mësues të rinj ka prezantuar programin e kredive me interes zero, duke shpjeguar se mësuesit duhet të aplikojnë online në e-Albania deri më 14 gusht. “Një prej programeve të rëndësishëm që ne konsiderojmë në mbështetje të profesionistëve të shumë sektorëve është zgjerimi i programit të kredive me interes zero, apo mbështetja për një banesë të re për…

Read More

Autoriteti i Konkurrencës vendosi hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve, për të parë nëse ka, ose jo, shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”, në qarqet, Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë. Në raport thuhet se pikat e shumicës shtrenjtuan çmimet kur ua shitën bizneseve të pakicës. Sipas njoftimit të AK-së, referuar strukturës së tregut, sjelljes së ndërmarrjeve grumbulluese dhe diferencave të mëdha në zinxhirin e vlerës së produktit nga prodhuesit, grumbulluesit, shitësit me shumicë deri tek konsumatori fundor, mund të jemi para nje sjelljeje antikonkurruese si pasojë e marrëveshjeve…

Read More

6000 kontrata të reja janë shënuar në tregun e sigurimeve. Kontratat kanë shënuar një rritje me 9.62% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Një pjesë e kontratave të mëdha kanë qënë në euro dhe janë ndikuar nga zhvlerësimi i monedhës europiane. Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.31% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.64% dhe risigurimi me 0.048%. Ekpsertët theksojnë se sigurimi KASKO po njeh ecuri pozitive për shkak dhe të numrit të vjedhjeve të automjeteve, ndërsa thotë se një kategori makine po grabitet rëndom në…

Read More