Author: gazetar_1

Indeksi botëror i çmimeve të ushqimit të Kombeve të Bashkuara u lehtësua lehtë në korrik sipas të dhënave të publikuara të premten, me një rënie të indeksit për drithërat kompensuar pjesërisht nga rritjet për mishin, vajrat vegjetale dhe sheqerin. Indeksi i çmimeve i Organizatës së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë, i cili ndjek mallrat ushqimore më të tregtuara në nivel global, ishte mesatarisht 120.8 pikë në korrik, nga 121.0 në qershor. Leximi i qershorit u rishikua pasi fillimisht u dha si 120.6. Indeksi i çmimeve të drithërave të FAO-s ra me 3.8% në nivelin më të ulët në gati katër…

Read More

Të gjithë qytetarët, pronat e të cilëve do të preken nga ndërtimi i portit të ri tregtar në Porto Romano do të shpronësohen me para në dorë ose me një pronë shtetërore. Agjencia Shtetërore e Shpronësimeve sqaron mënyrën e kompensimit të qytetarëve që preken nga ndërtimi i portit në Porto Romano. “Me anë të këtij publikimi kërkojmë të vëmë në dijeni personat të cilët preken nga ky shpronësim, për interes publik, për pasuritë e paluajtshme, pronë private, të cilat do të shpronësohen me një pasuri tjetër të paluajtshme, në pronësi të shtetit, se shpërblimi në natyrë kryhet: nëpërmjet shkëmbimit të…

Read More

Gjatë 6-mujorit të parë të vitit Shqipëria është renditur e dyta për sa i përket rritjes së numrit të fluturimeve, më saktë rreth 32 mijë fluturime të regjistruara. Të dhënat tregojnë se numri i flututrimeve në vendin tonë është rritur me rreth 56%, krahasuar me periudhën Janar-Qershor të vitit 2023. Shqipëria, bashkë me Islandën, kryeson me rritjen më të madhe, ndërkohë që numri i fluturimeve në Bashkimin Europian është rritur me 7%, krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2023. Vende të rajonit po ashtu raportojnë rritje të numrit të fluturimeve duke u renditur mes vendeve të para. Maqedonia e…

Read More

Borxhi publik ka vijuar të ndjekë trajektore rënëse edhe përgjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, nga 1.362 trilionë lekë në fund të vitit të shkuar, borxhi publik ka rënë në 1.356 trilionë në fund të gjysmës së parë të vitit aktual. Borxhi në fund të tremujorit të dytë është pakësuar me rreth 6 miliardë lekë. Rënia vihet re edhe në raport me tremujorin e parë të vitit. Shprehur në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, Stoku i Borxhit të Brendshëm ka arritur në 55,72% të PBB-së në fund të Qershorit, nga…

Read More

Këshilli i Ministrave ka vendosur përcaktimin e koeficientit të indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2022, për llogaritjen e pensioneve. Ky rivlerësim do të përdoret për llogaritjen e shumës fillestare mujore të pensioneve që do të caktohen nga data 1 korrik 2024 e në vazhdim. Qeveria vendosi miratimin e indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2022, me indeksin 13.5% të llogaritur sipas kritereve të përcaktuara në nenin 59, të ligjit “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Indeksi aplikohet për rivlerësimin e bazës së vlerësuar të arritur nëpërmjet kontributeve të derdhura dhe rivlerësimeve të tyre, të…

Read More

Shqipëria ka fituar një tjetër çështje në arbitrazhin ndërkombëtar ICSID, kësaj radhe me kompaninë Durres Kurum Shipping SH.P.K. Pretendimet e Kompanive Durres Container Terminal SH.A, Metal Commodities Foreign Trade Corp. dhe Altberg Developments LP, lidheshin me ndërprerjen e koncesionit mbi terminalin e kontejnerëve në Portin e Durrësit. Paditësit kërkonin dëmshpërblim në shuma që tejkalonin vlerën e 100 milionë dollarëve amerikanë. Nga ana e saj Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë përmes argumenteve ligjore e ka fituar këtë çështje në të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar. Tribunali i gjykatës së arbitrazhit ICSID unanimisht vendosi që koncesioni u ndërpre në respektim të legjislacionit…

Read More

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka sqaruar qytetarët për akuzat e PD, që denoncoi institucionin se ka lejuar futjen e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin në tregun vendas. Anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari denoncoi AKU se ka lejuar hyrjen në treg të biskotave me copëza metali, domateve me nivel të lartë pesticidesh, vezët me salmonelë dhe mocarelës së skaduar nga Italia. AKU bën me dije se pas sinjalizimeve ka kryer kontrolle dhe inspektime, duke tërhequr nga tregu 7.2 kg mocarela me datë skadence të deklaruar gabim dhe 12 kg vezë të lëngshme. NJOFTIMI: I bëjmë me dije opinionit publik…

Read More

Banka e Shqipërisë ka reaguar sot me një deklaratë zyrtare në lidhje me letrën e presidentit Bajram Begaj drejtuar Kuvendit, për skandalin e mikrokredive, ku thuhej se BSH nuk ka marrë masa për ta parandaluar. Në reagimin e saj, Banka e Shqipërisë shprehet se ka përmbushur kurdoherë misionin e saj kushtetues: ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe të atij financiar në vend. “Me masat dhe veprimet tona ndër vite, ne kemi kontribuar që Shqipëria të përballojë me sukses pasojat e një sërë krizash financiare, kemi mundësuar që brenda dekadës së fundit kredia me probleme të ulet 5 herë, duke u vendosur në…

Read More

Banka e Shqipërisë publikoi vrojtimin e besimit të bizneseve dhe qytetarëve në ekonomi që tregon se ka një rritje me 0,7 pikë gjatë muajit korrik. Kompanitë e ndërtimit janë ato që kanë treguar shkallën më të lartë të besimit në ekonomi. Konkretisht, treguesi i besimit në ndërtim u rrit me 2.7 pikë përqindje gjatë muajit të kaluar. Niveli i tij aktualisht qëndron 21 pikë mbi mesataren historike dhe pranë maksimumit historik. Kjo rritje ka ardhur si pasojë e pritshmërisë për fitime më të larta nga aktiviteti aktual ndërtues, por edhe nivelit të porosive të reja. Nga ana tjetër, edhe treguesi…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave gjatë muajit korrik 2024 arkëtoi 21,3 miliardë lekë të ardhura në buxhet ose rreth 105% e planit të të ardhurave. Sipas të dhënave të publikuara nga kjo administratë, në muajin e shtatë të vitit u realizuan rreth 2,5 miliardë lekë ose 25 milionë euro më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë 2023. Rritja e turizmit ka ndikuar në konsumin e mallrave të akcizës që mbajnë peshën kryesore tek të ardhurat doganore. Një rekord i veçantë kanë qenë zhdoganimet e mallrave të akcizës ku karburantet kanë arritur në sasinë 67,200 tonë ose rreth 6,000 tonë më…

Read More