6000 kontrata të reja janë shënuar në tregun e sigurimeve. Kontratat kanë shënuar një rritje me 9.62% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Një pjesë e kontratave të mëdha kanë qënë në euro dhe janë ndikuar nga zhvlerësimi i monedhës europiane.
Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.31% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.64% dhe risigurimi me 0.048%.
Ekpsertët theksojnë se sigurimi KASKO po njeh ecuri pozitive për shkak dhe të numrit të vjedhjeve të automjeteve, ndërsa thotë se një kategori makine po grabitet rëndom në Europë. Ndërkohë, numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 2.74 %.
