Transporti ajror ka shënuar rritje me 64.7% gjatë tremujorit të dytë të vitit. E përkthyer në shifra me linjat ajrore kanë udhëtuar 2.879.158 pasagjerë, 1.747.887 prej të cilëve kanë udhëtuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të INSTAT volumi i mallrave të hyrë dhe të dalë nëpërmjet transportit ajror rezultoi 560.8 tonë, nga të cilat janë 74.2% mallra hyrëse dhe 25.8% mallëra dalëse. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluara, INSTAT raporton për rritje me 12.7%.
Ndërkohë, në transportin ajror mallrat e transportuara me postë zënë 9.7% të volumit gjithsej të mallrave të transportuara me ajër, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023 paraqitet me ulje deri në 12.6%.
Për t’u ndalur në eksportet dhe importet e mallrave me ajër, në tremujorin e dytë në total volumi i mallrave të tregtuara është 571 ton.
