Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Fund anonimatit në internet? Shqipëria sjell ligjin e ri që detyron platformat të japin më shumë llogari

09:17 - Korrik 23, 2026

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:01 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

06:00 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ligji për “Urdhrin e Mjekut”, qeveria miraton ndryshimet

11:58 - Gusht 1, 2024 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Qeveria miraton ndryshimin e ligjit për Urdhrin e Mjekut. Sipas këtyre ndryshimeve do të ngrihet një regjistër elektronik ku do të jenë emrat e mjekëve që punojnë në shtet por dhe në privat.
“Miratimi i një regjistri elektronik publik që do të garantojë edhe më shumë transparencë për këdo profesionist të shëndetësisë që punon në strukturat publike shëndetësore lidhur me punësimin e tij privatisht’ tha ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu gjatë prezantimit të ndryshimeve në pr/ligj.
Gjithashtu është caktuar tavan të orëve të punës për të cilat një mjek që punon në sektorin publik mund të angazhohet dhe të punojë privatisht.
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu tha se këto ndryshime u miratuan pasi u bë dhe një konsultim i gjerë i praktikave ndërkombëtare dhe synojnë shmangien sa më shumë të jetë e mundur e konfliktit të interesit në rastin e çdo profesionisti të mjekësisë i cili punon në strukturat shëndetësore publike.
Ndryshimet që kemi propozuar në ligjin dhe që u miratuam sot me vendimin më të fundit të Qeverisë në ligjin për “Urdhërin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë”, kryesisht konsistojnë në bërjen publike dhe transparente të informacionit për të gjithë profesionistët e shëndetësisë që punojnë në strukturat publike sa i përket angazhimeve të tyre dhe private.
Në ndryshime janë bërë të qarta dhe procedurat për masat disiplinore dhe strukturat përkatëse të cilat do të rregullojnë veprimtarinë akoma më shumë të të gjithë profesionistëve të shëndetësisë që punojnë në sektorin publik.
Po shefat e shërbimeve do të lejohet që të punojnë në sektorin privat?
Drejtuesit e institucioneve publike shëndetësore e kanë të ndaluar të kenë dhe klinika private dhe t’i drejtojnë ato klinika private dhe duke qenë titullarë njëkohësisht dhe në strukturat spitalore shtetërore dhe në strukturat e tyre private.

Gjatë prezantimit të ministres nuk u dhanë detaje konkrete se cili do të jetë tavani i orëve të punësimit që një mjek në shtet do të ketë të drejtë të punojë në privat apo dhe cilat do të jenë masat që do të merren nëse do të konstatohen shkelje. Pritet publikimi i pr/ligjit në faqen zyrtare të qeverisë për të mësuar më shumë.
Ndryshimet në “Urdhrin e Mjekut” u nxitën pas skandalit në spitalin e Onkologjikut të hetuar tashmë nga SPAK ku mjekët nuk ofronin shërbim por i orientonin drejt klinikave private, dhe u paralajmëruan nga kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me mjekët e këtij spitali më 1 korrik të këtij viti. 7 persona janë nën hetim nga SPAK mes tyre mjeku i Onkologjikut Edmond Gashi i cili punonte në spitalin e Onkologjikut dhe kishte një klinikë private të tijën tek “Astiri” në Tiranë si dhe mjekja Alketa Pere dhe Brikena Qirjazi Ish zv.drejtoreshë e QSUT-së.

Ekofin Media
Ekofin Media
miraton qeveria urdhri i mjekut
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Fund anonimatit në internet? Shqipëria sjell ligjin e ri që detyron platformat të japin më shumë llogari

09:17 - Korrik 23, 2026

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:01 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

06:00 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Fund anonimatit në internet? Shqipëria sjell ligjin e ri që detyron platformat të japin më shumë llogari

gazetar_109:17 - Korrik 23, 20260

Siguria në internet, mbrojtja e konsumatorëve dhe lufta kundër përmbajtjeve të paligjshme pritet të hyjnë…

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:01 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

06:00 - Korrik 23, 2026

Shqipëria kërkon erën, 70 aplikime për parqe eolike, por ende asnjë turbinë në prodhim

05:59 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

09:17 - Korrik 23, 2026

Fund anonimatit në internet? Shqipëria sjell ligjin e ri që detyron platformat të japin më shumë llogari

06:01 - Korrik 23, 2026

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:00 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

Fund anonimatit në internet? Shqipëria sjell ligjin e ri që detyron platformat të japin më shumë llogari

09:17 - Korrik 23, 2026

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:01 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

06:00 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter