Author: gazetar_1
Jared Kushner, dhëndri i kandidatit republikan për president, Donald Trump, ka planifikuar të investojë 931 milionë euro në ishullin e Sazanit për të ndërtuar aty një resort me vila dhe një hotel të brandit Aman. Ishulli i shkretë prej 566 hektarësh mund të bëhet një vendstrehim i lakmuar shumë shpejt. Kushner synon të ndërtojë vila luksoze të vendosura në majë të shkëmbinjve që ngrihen mbi vendin ku detet Adriatik dhe Jon takohen në Mesdhe, duke u përzier në peizazhin e thyer. “Hoteli do të operohet nga ekskluziviteti marka Aman, klientët e së cilës përfshijnë Mark Zuckerberg, Bill Gates dhe Kardashians”,…
Të gjitha oraret e linjave të autobusëve ndërqytetës në Shqipëri janë integruar tashmë me Google Maps, duke shtuar edhe një mjet më shumë në ndihmë të zhvillimit të turizmit në vend. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau sot postimin e zyrës së Bashkëpunimit gjerman në Shqipëri, GIZ, ku theksohet se, kjo është një arritje e madhe për transportin publik shqiptar. Kjo u arrit falë përpjekjeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe mbështetjes së GIZ Shqipëri. Informacioni i transportit publik në të gjithë Shqipërinë është tashmë në përputhje me GTFS, një standard global i…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koҫiu apeloi sot qytetarët të qëndrojnë të qetë, por vigjilentë, të rrisin ndërgjegjësimin dhe të zbatojnë masat mbrojtëse ndaj infeksionit nga virusi i etheve të Nilit Perëndimor. Infeksioni nga virusi i Nilit Perëndimor transmetohet kryesisht nga pickimet e mushkonjave të infektuara. 80% e njerëzve të infektuar nuk shfaqin simptoma, ndërsa 20% përjetojnë ethe dhe dhimbje. Vetëm 1% zhvillojnë forma të rënda. “MSHMS sëbashku me ISHP dhe Operatorin e Kujdesit Shëndetësor ka marrë masat duke kryer procesin e dezinsektimit dhe kryen monitorimin etomologjik periodik në të gjithë vendin”, nënvizoi Koҫiu. Ajo ndau edhe këshillat…
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Fitch Ratings ka caktuar një vlerësim “B-” për obligacionet e kompanisë fintech Iute Group. Sipas CEO-s së kompanisë, ky vlerësim është një moment historik dhe vendimtar për zhvillimin e grupit ndërkombëtar iute. Grupi iute, që ofron kredi, pagesa dhe shërbime ndërmjetësimi të sigurimevenë në rajonin e Ballkanit, ka obligacionet e tij të listuara në bursat e Frankfurtit dhe Nasdaq Baltic. Fitch i ka dhënë grupit një vlerësim “B-” për kreditimin afatgjatë të emetuesit, me perspektivë të qëndrueshme. Disa nga kriteret e këtij vlerësimi përfshijnë digjitalizimin e kredimarrjes si model të ri biznesi, ku aftësitë digjitale të…
E përditshmja italiane online ‘La Repubblica’ zbulon se dorëzimi i përfundimtar i kampit do të bëhet më 1 shtator ndërsa, 20 gushti është testimi nga Inxhinierët ushtarakë italianë. Kontingjenti italian që do të menaxhojë dy qendrat mbërrin pas dy javësh. Testi i parë nga Inxhinierët Ushtarakë, për të hapur vetëm një pjesë të qendrës së pritjes së emigrantëve në Gjadër, është caktuar në 20 gusht, i dyti që duhet të japë dakordësinë për dorëzimin përfundimtar në Ministrinë e Brendshme është për 1 shtator. Dhe nisja e kontingjentit të parë prej 500 personash, përfshirë policinë, karabinierët dhe policinë financiare, të cilët do të duhet të…
Aksionet japoneze rriten me 9% pas rënies globale, tregjet europiane dhe kontratat e së ardhmes në SHBA shënojnë fitime modeste. Aksionet japoneze u rritën të martën, duke udhëhequr rritjen e tregjeve financiare në të gjithë Azinë, pas rënies së habitshme të bursave, si rrjedhojë e shitjeve globale të një dite më parë (global sell-off*). Më herët edhe aksionet europiane gjithashtu rikuperuan disa nga humbjet e tyre. Indeksi Topix i Japonisë u mbyll 9.3% më i lartë dhe jeni japonez u stabilizua në rreth 145.70 ¥ kundrejt dollarit, pasi u forcua ndjeshëm në javët e fundit. Nikkei 225 i kompanive të teknologjisë së rëndë…
Banka Botërore sugjeron në raportin e fundit të Zhvillimit Botëror për vitin 2024 se rritja e investimeve në arsim e teknologji nxit më tej rritjen ekonomike të vendit. Sipas klasifikimit të BB, Shqipëria bën pjesë në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Sipas BB, vendet me të ardhura të mesme janë në një garë me kohën. Që nga viti 1990, shumica e vendeve në botë, përfshi edhe Shqipërinë, kanë bërë mjaftueshëm për t’u shpëtuar niveleve me të ardhura të ulëta dhe çrrënjosjen e varfërisë ekstreme. Por tani, ambiciet duhet të rriten për të arritur statusin me…
Në gjysmën e parë të vitit kanë dalë nga vendi 600 mijë shqiptarë më shumë se vitin e shkuar. Këtë vit kanë dalë nga pikat kufitare mbi 3.6 milionë qytetarë. Pjesa dërrmuese e tyre kanë fluturuar e udhëtuar jashtë vendit më shumë se një herë, kryesisht për të kaluar pushimet. Çmimet e shtrenjta si arsye për të kaluar jashtë pushimet, pohohen edhe nga vetë qytetarë që kanë kaluar disa ditë në vijën bregdetare të jugut të vendit. Vendet që preferohen më shumë nga shqiptarët për të kaluar pushimet janë Turqia, Siçilia, Greqia. Duke marrë shifrat e raportuara nga INSTAT, në…
Dow (Dow Jones Industrial Average) bie 1000 pikë, ari bie mbi 2%, vazhdon paqëndrueshmëria pas hapjes së tregjeve financiare në SHBA Aksionet amerikane ranë ndjeshëm të hënën, si pjesë e një shitjeje të tregut global, të përqendruar rreth frikës së recesionit të SHBA. Çmimet e arit ranë me më shumë se 2% në tregtimin e paqëndrueshëm të hënën, pasi investitorët likuiduan pozicionet së bashku me një shitje më të gjerë të aksioneve, megjithëse analistët thanë se interesi për arin si për strehë e sigurt mbetet e fortë, ndërsa frika e recesionit të SHBA rritet. Çmimi i arit ra me 2%…
Me rritjen e numrit të vizitorëve në vendin tonë është rritur edhe importi. Kjo gjë bëhet e ditur përmes të dhënave zyrtare për tregëtinë e jashtme. Gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti, importet e zarzavateve janë rritur me 43.5%, ndërsa importet e frutave janë rritur me 31.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo tregon një intensifikim të konsiderueshëm të importeve të frutave duke sfiduar kështu prodhimin vendas. Nga ana tjetër, INSTAT raporton se eksporti i frutave në sasi për periudhën janar-qershor 2024 është rritur me 63.4%, por në vlerë është zvogëluar me 10.21%. Sasia më…
