Me rritjen e numrit të vizitorëve në vendin tonë është rritur edhe importi. Kjo gjë bëhet e ditur përmes të dhënave zyrtare për tregëtinë e jashtme. Gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti, importet e zarzavateve janë rritur me 43.5%, ndërsa importet e frutave janë rritur me 31.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kjo tregon një intensifikim të konsiderueshëm të importeve të frutave duke sfiduar kështu prodhimin vendas. Nga ana tjetër, INSTAT raporton se eksporti i frutave në sasi për periudhën janar-qershor 2024 është rritur me 63.4%, por në vlerë është zvogëluar me 10.21%.
Sasia më e lartë e importit të zarzavateve u regjistrua në muajt shkurt dhe mars. Importet e frutave arritën kulmin në mars të këtij viti, një periudhë kur edhe sezoni i prodhimit vendas ka nisur. Gjatë marsit, importuam 49% më shumë fruta në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
