Në gjysmën e parë të vitit kanë dalë nga vendi 600 mijë shqiptarë më shumë se vitin e shkuar. Këtë vit kanë dalë nga pikat kufitare mbi 3.6 milionë qytetarë. Pjesa dërrmuese e tyre kanë fluturuar e udhëtuar jashtë vendit më shumë se një herë, kryesisht për të kaluar pushimet.
Çmimet e shtrenjta si arsye për të kaluar jashtë pushimet, pohohen edhe nga vetë qytetarë që kanë kaluar disa ditë në vijën bregdetare të jugut të vendit.
Vendet që preferohen më shumë nga shqiptarët për të kaluar pushimet janë Turqia, Siçilia, Greqia. Duke marrë shifrat e raportuara nga INSTAT, në gjysmën e parë të vitit kanë hyrë në vend turistë të huaj gati po aq sa shqiptarë kanë dalë. Në janar-qershor numërohen 4.5 milionë turistë të huaj, 870 mijë më shumë se shqiptarë të dalë.
