Author: gazetar_1
Norma e interesit për bonot e thesarit me afat 12-mujor pësoi rënie në ankandin e kësaj jave. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, interesi (yield-i) mesatar i ponderuar zbriti në 3.17%, nga 3.19% që kishte qenë në ankandin e fundit, të muajit korrik. Kërkesa e investitorëve në ankand rezultoi e bollshme, për një shumë totale të kërkuar prej gati 9.1 miliard lekësh, nga 7.3 miliard lekë që ishte shuma e shpallur për financim. Yield-et e bonove 12-mujore kanë shënuar një nivel të ri minimal për dhjetë e muajt e fundit. Nivele më të ulëta të bonove nuk regjistroheshin qysh…
Banka e Shqipërisë ka bërë të ditur se është ulur numri i transaksioneve përmes telefonit gjatë muajit qershor. Rreth 746 mijë është numri i transaksioneve të kryera me home banking, vlera e të cilave kap një shifër prej 190 milionë lekësh. Në gjysmën e parë të vitit janë realizuar 4.3 milionë veprime bankare përmes internetit nga shtëpia, ku shuma totale e këtyre transaksioneve arriti në 1.1 miliardë lekë në fund të qershorit. Gjatë qershorit janë kryer gati 51 mijë transaksione më pak me home banking, ndërsa dhe vlera e tyre është ulur me 19 milionë lekë. Për sa i përket…
Kohët e fundit, çmimet e naftës dhe arit u rritën për shkak të rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme dhe konfliktit të vazhdueshëm midis Ukrainës dhe Rusisë. Departamenti Amerikan i Mbrojtjes njoftoi planet për të vendosur një nëndetëse raketore në Lindjen e Mesme, ndërsa Izraeli po përgatitet për një sulm të mundshëm ushtarak nga Irani pas vrasjes së një udhëheqësi të Hamasit. Ky zhvillim ka shtuar shqetësimet se situata mund të përshkallëzohet në një konflikt më të gjerë rajonal. Për më tepër, Rusia ka filluar evakuime të gjera të civilëve nga Kursk dhe Belgorod ndërsa forcat ukrainase përparojnë. Të…
Studime të fundit të cilave u referohet AgroWeb.org kanë zbuluar se janë disa ushqime të cilat nëse kombinohen bashkë i japin trupit më shumë vlera. Gjithçka lidhet me mënyrën se si bashkëveprojnë vlerat ushqyese të secilit prej tyre kur konsumohen njëherësh. Më poshtë do të gjeni listën e plotë që AgroWeb.org ju këshillon ta ndiqni për një jetë më e shëndetshme. Mollët dhe mjedrat kundër qelizave tumoriale Një studim i botuar së fundmi tek Buletini i Shëndetësisë, vërtetoi faktin se antioksidantët elagjik që gjenden tek mjedrat rrisnin efektet positive të kuercetinës që gjendet tek mollët. Ky kombinim arrin të eliminojë…
Sipas të dhënave të AKBN prodhimi i mineralit të kromit pësoi rënie të lehtë gjatë vitit 2023, në raport me 1 vit më parë. Në fund të vitit 2023 në këtë degë të industrisë minerare u prodhuan rreth 920 mijë ton mineral kromi kryesisht për eksport apo rreth 1.3% më pak se në vitin 2022 kur u nxorrën rreth 933 mijë ton. Gjithsesi, kjo rënie vjen pas rritjes së konsiderueshme prej 43.5% të prodhimit gjatë vitit 2022, në raport me vitin 2021. Sa i takon prodhimit të këtij minerali gjatë 10 viteve të fundit, të dhënat tregojnë se sasia më…
Numri i kartave të emetuara nga bankat dhe të vlefshme ose aktive, arriti mbi 1 milion e 482 mijë në tremujorin e dytë të 2024-ës. Ky total përshin karta të cilat kryejnë më shumë se një funksion. Ndërkohë, pothuajse 26 mijë karta të reja rezultojnë të jenë lëshuar nga bankat e nivelit të dytë në periudhën prill-qershor. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, rreth 1 milion e 413 mijë janë karta me funksion pagese, prej të cilave 1 milionë e 292 mijë janë karta debiti dhe 120,856 karta krediti. Në tremujorin e dytë numërohen 27 mijë karta debiti më…
DPSHTRR ka analizuar të dhënat në 7 muaj përsa i përket flotës së mjeteve green, ku përfshihen makinat all-electric, apo hibride. Sipas DPSHTRR shifrat janë rritje përsa i përket kësaj kategorie makinash. Për t’u ndalur në makinat elektrike, në periudhën 7 mujore janar-korrik të këtij viti, janë regjistruar 1527 mjete elektrike në total. Por duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë 653 më shumë makina elektrike të regjistruara, ose 75% më shumë. Nga totali i tyre, është 15.1% e mjeteve të cilat janë të regjistrtuar me 0 Km për herë të parë. Vetëm muajin korrik…
Rreth 28 milionë euro është buxheti i parashikuar për sigurinë kibernetike të autoriteteve publike dhe private në vitin 2024, dëmtimi i sistemeve të informacionit të të cilave do të rrezikonte ofrimin e shërbimeve dhe vazhdimësinë e punës, ose do të kishte pasoja serioze mbi shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien ekonomike të qytetarëve. Këtë vit numërohen 5 milionë euro më shumë se buxheti prej 23 milionë eurosh i vitit të kaluar. Në raportin vjetor të Autoritetit Kombëtar për Certifkimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, rezulton se buxheti, si dhe planifikimi për projektet e fushës së sigurisë kibernetike ka një rritje të ndjeshme ndër…
Arsimit profesional po i jepet një frymë e re mbështetje. Për ata nxënës që duan të ndjekin arsimin e mesëm profesional janë në dispozicion mbi 2500 bursa studimi të cilat arrijnë vlerën deri në 7320 lekë në muaj. Por cilat janë kategoritë që do të mbështeten dhe nga ana tjetër si do të bëhet regjistrimi? Me mbështetje të financuar nga Bashkimi Europian, kategoritë që përfitojnë bursë të plotë janë vajzat të cilat do të ndjekin profesione si mekanike, elektronike, përpunime druri, gjeodezi, shërbimesh mjete transporti dhe termohidraulikë. Gjithashtu me bursë të plotë do të mbështeten ekselentët që kanë mbaruar vitin…
Euro ka regjistruar të hënën nivelin më të ulët historik kundrejt lekut. Sipas kursit mesatar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet me 99,95 lekë, duke thyer në këtë mënyrë kufirin psikologjik të 100 lekëve. Deri në fillim të javës së kaluar dukej se kursi i këmbimit ishte i qëndrueshëm, pavarësisht sezonit turistik. Por, ditët e fundit, që përkojnë edhe me pikun e këtij sezoni, duket se vizitorët e huaj janë shtuar në Shqipëri, çka shoqërohet edhe me prurje më të madhe të valutës. Gjatë vitit 2024, me objektiv rritjen e rezervës valutore, Banka Qendrore synon të blejë përmes ankandeve 250-330…
