Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Zjarret godasin Europën, Spanja dhe Franca në alarm të kuq, mijëra evakuime nga disa zona

10:05 - Korrik 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Shpenzimet e buxhetit të shtetit, si u ndanë 2.9 miliardë euro në 6 muaj

16:48 - Gusht 8, 2024 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Bilanci i 6-mujorit të parë të këtij viti tregon se shpenzimet totale të buxhetit të shtetit regjistrohen në 291.3 miliardë lekë apo afro 2.9 miliardë euro. Por si u shpërndanë këto para në kategori të ndryshme dhe cilët ishin sektorët që morën më shumë?

Të dhënat tregojnë se nga 10 kategori në total, mbrojtja sociale është ajo që merr pjesën më të madhe nga buxheti, ku për periudhën janar-qershor shpenzimet për këtë kategori regjistrohen në afro 99.8 miliardë lekë.  Tek mbrojtja sociale përfshihen pensionet, si dhe të gjitha pagesat që jepen nga Institutit i Sigurimeve Shoqërore për një sërë përfituesish.

Shërbimet e përgjithshme publike listohen në vendin e dytë, ku në 6 muaj janë shpenzuar rreth 56.6 miliardë lekë, zë në të cilin përfshihen dhe investimet kapitale.

Një peshë të konsiderueshme zë dhe arsimi, pasi shpenzimet për këtë sektor regjistrohen në vlerën e 33,2 miliardë lekëve, shifër në të cilën përfshihen edhe pagat për mësuesit.

Rreth 31,9 miliardë lekë janë shpenzuar për shëndetësinë, ku veç investimeve në godina, përfshihen dhe pagat dhe shpërblimet për bluzat e bardha.

Çështjet ekonomike kanë marrë një buxhet prej 19,9 miliardë lekësh në 6 muaj, ku përpos pagesave për papunësinë dhe ndihmën e ekonomike, përfshihen dhe grantet e dhëna për mbështetjen e bizneseve.

Rendi dhe siguria publike kanë marrë një buxhet prej 19,4 miliardë lekëve, i cili mbulon edhe pagat mujore të uniformave blu.  Për strehimin dhe komoditetet e komunitetit janë akorduar 13.6 miliardë lekë. Nga ana tjetër 8.8 miliardë lekë kanë shkuar për sektorin e mbrojtjes.

Referuar të dhënave, më pak buxhetit të shtetit i kushton argëtimi, kultura dhe çështjet fetare, kategori për të cilën janë shpenzuar 4.7 miliardë lekë dhe mbrojtja e mjedisit, për të cilën kanë shkuar rreth 3.1 miliardë lekë gjatë gjysmës së parë të vitit.

Ekofin Media
Ekofin Media
buxheti i shtetit mbrojtja sociale shpenzimet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

gazetar_212:05 - Korrik 25, 20260

Shqipëria po pret këtë sezon turistik një fluks vizitorësh që llogaritet sa gjashtëfishi i popullsisë…

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026

Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda

07:30 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

09:23 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Zjarret godasin Europën, Spanja dhe Franca në alarm të kuq, mijëra evakuime nga disa zona

10:05 - Korrik 25, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter