Viti 2025 do shënojë edhe nisjen e punimeve për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit. Në Fletoren Zyrtare është publikuar një nga marrëvëshjet e kredisë për financimin e kësaj vepre, ku jepen të gjitha detajet e projektit.
Sipas dokumentit, punimet kryesore do të përfshijë modernizimin e rreth 120 km rrugë të përhershme midis Vorës dhe Hanit të Hotit për të arritur shpejtësi maksimale operimi 100–120 km/orë.
Punimet do të përfshijnë zgjerim deri në 6.6 m dhe forcim të formacionit, zëvendësim ose rehabilitim të rreth 12 urave kryesore, plus urave dhe kanaleve të tjera të vogla, si dhe zgjerim dhe modernizim të tunelit të Lezhës. Po ashtu, do të kryhet ndërrimi i superstrukturës, si dhe ndërtimi, zëvendësimi ose rehabilitimi i rreth 13 stacioneve. Gjithashtu, parashikohet instalimi i nivelit 1 të Sistemit Evropian të Kontrollit të Trenave, ndërtimi i një qendre qendrore të kontrollit të trafikut dhe sistemeve të tjera të transferimit të të dhënave. Paralelisht, punimet do të përfshijnë konsolidimin e rreth 54 vendkalimeve në nivel, ndërtimin apo rehabilitimin e nevojshëm të rrjetit rrugor local, si dhe masat zbutëse mjedisore.
Kosto totale për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit është 368 milionë euro dhe bashkëfinancohet me kredi të dhëna nga Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, një granti të Bashkimit Evropian dhe qeverisë shqiptare që do të mbulojë koston e çdo zhvendosjeje të tokës, risistemimin, dhe taksat e nevojshme për të finalizuar projektin.
