Peshkatarët vendas nuk arrijnë dot që të furnizojnë të gjithë tregun, kështu që konsmuni në vend dominohet nga importi.
Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave, tregojnë se në 1 vit, pra nga Qershori 2023-Qershor 2024, në Shqipëri janë importuar 30 mijë ton peshk.
Ndërsa po të krahasojmë muajin Qershor 2023 me Qershor të vitit aktual, duket se në 2024-ën ka pasur një rritje të ndjeshme të importi të peshkut regjistruar në 3847 ton, me një kapërcim prej 742 ton.
Rritja është reflektuar edhe në vlerë ku muaji Qershor 2024, arrin vlerën më të lartë të importit të peshkut, në rreth 1.36 miliardë lekë, apo 14 milionë euro.
Ndërsa në total përgjatë gjithë periudhës Qershor 2023-Qershor 2024, janë importuar në total afro 11.1 miliardë lekë peshk dhe produkte të tjera nënujore.
