Investimet e huaja direkte arritën në 2,097 miliardë euro në gjysmën e parë të këtij viti, më pak se 2,434 miliardë euro të së njëjtës periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të publikuara të Bankës së Greqisë.
Kjo rënie 14% pason një tjetër edhe më të madhe, mbi 50%, në gjysmën e parë të vitit 2023, krahasuar me periudhën korresponduese të vitit 2022, kur investimet e huaja direkte kishin arritur në 5,125 miliardë euro. Viti 2022 ishte një vit rekord për investimet e huaja direkte, duke arritur në 7.5 miliardë euro. Më pas, në vitin 2023 ato ranë në 4.6 miliardë euro, sipas të dhënave nga Banka e Greqisë.
Investimet e huaja direkte janë pjesë e bastit të madh të rritjes së investimeve në vend, nga të cilat varet ritmi i rritjes dhe konvergjenca e të ardhurave me Bashkimin Evropian. Në vitin 2023, u parashikua një rritje prej 15.5% në formimin bruto të kapitalit fiks, pra investimi total dhe përfundimisht arriti në 4%. Për vitin 2024 ishte parashikuar edhe një 15.1% optimiste në buxhet dhe në fund Programi i Stabilitetit të prillit të kaluar e uli atë në 9.1%. Banka e Greqisë parashikon megjithatë një normë rritjeje prej 7.4%.
Rënia e investimeve në Greqi mund të jetë një mundësi shumë e mirë për Shqipërinë për të shtuar më tej stokun e investimeve të huaja direkte. Vitin e kaluar, por edhe në 3-mujorin e parë 2024, u vu re një tendencë në rritje e të huajve për investime kryesisht në prona dhe zonat më të preferuara janë ato në bregdet.
