Author: gazetar_1

Deputetja Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka ndërmarrë një iniciativë ligjore për një paketë të plotë në fushën e mbrojtjes së konsumatorit në sektorin bankar. Tabaku u shpreh se nisma do të kurorëzohet në javët në vijim. “Detyra e një deputeti në Kuvend është që të mbrojë interesat e publikut dhe njëkohësisht të jetë pararojë dhe të propozojë ndryshime ligjore apo ligje të reja për ta mbrojtur këtë interes. Prandaj, së bashku me një grup specialistësh që janë bipartizanë, kam ndërmarrë që prej fillimit të këtij muaji një nismë që do të kurorëzohet në javët në vijim për të mbrojtur të…

Read More

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Qeveria ka rishikuar për herë të dytë Buxhetin e vitit 2024, duke rritur projeksionet për të ardhuratme 27 miliardë lekë, si edhe shpenzimet e planifikuara. Pas vendimit të marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, kreu i Financave Petrit Malaj dha disa detaje në lidhje me sektorët ku shtohen financimet. “Ne kemi rishikuar buxhetin e vitit 2024 duke rritur të ardhurat e parashikuara për këtë vit në vlerën 27 miliardë lekë. Kjo ka ardhur për shkak të një performance të mirë të të ardhurave nga agjencitë tatimore, doganore, si edhe të ardhurat e mbledhura…

Read More

Kredia për individët nga sektori bankar po vijon rritjen, madje edhe me ritme më të shpejta sesa ajo për bizneset. Sipas të dhënave të bëra publike nga Banka e Shqipërisë, financimi i bankave për individët ka vijuar me ritme të larta, ku rritja mesatare vjetore prej 14.7% në gjashtëmujorin e pare të vitit 2024, ishte rreth 1.7% më shumë sesa në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2023. Kjo rritje është mbështetur gjerësisht nga financimi në lekë i individëve. Rritja vjetore e këtij portofoli me rreth 22%, kompensoi edhe tkurrjen që shfaqi kreditimi në valutë me rreth 1%. Ruajtja e kushteve…

Read More

Në kompleksin portual Durrës-Porto Romano në periudhën janar-korrik janë përpunuar 4.2 milionë tonë mallra, ose 15 % më shumë se e njëjta periudhë e 2023. Që prej muajit janar përpunimi i mallrave ka njohur rritje, duke u reflektuar muaj pas muaji, ku 614,589.944 tonë janë përpunuar vetëm gjatë muajit korrik 2024. Referuar të dhënave zyrtare, vëllimet tregtare në rrugë detare në Komplesin Portual Durrës-Porto Romano gjatë tremujorit 2024, janë rritur me 7 % dhe 26 % në të dyja portet, përkatësisht në Portin aktual në Durrës janë përpunuar 2.2 milionë tonë mallra dhe në atë të Porto Romanos rreth 2…

Read More

Stafi i Kredo.al i është bashkuar me entuziazëm fushatës së ndërmarrë nga World Vision Albania dhe Food Bank Albania, e cila synon të mbështesë familjet në nevojë nëpërmjet ndihmës me paketa ushqimore. Kjo iniciativë ka arritur të përmbushë nevojat e 15 familjeve, ku 10 prej tyre ndodhen në Bashkinë Prrenjas dhe 5 të tjera në Bashkinë Fushë Krujë. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, stafi i Kredo.al ka dhuruar artikuj ushqimorë që më pas janë shpërndarë me kujdes tekfamiljet që kanë nevojë më të madhe. Ky akt solidariteti dhe humanizmi ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë së…

Read More

Situata hidrike në vitin 2024 nuk ka rezultuar aq pozitive sa ajo në vitin që lamë pas, duke sjellë për rrjedhojë një prodhim më të ulët të energjisë. Të dhënat nga bilanci i energjisë, të publikuara nga INSTAT tregojnë se ka një rritje të peshës së importeve në tremujorin e dytë të vitit me 75.2%. Sipas publikimit gjatë tremujorit të dytë të vitit 2024, energjia elektrike në dispozicion u ul me 2,2%. Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë u ul me 18,9%. Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 44,6%, nga hidrocentralet private dhe koncensionare…

Read More

Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar gjatë muajit korrik të këtij viti shënoi rritje me 2.7 %, krahasuar me korrikun e viti 2023, duke arritur në 1 818 378. Sipas raportit të publikuar nga INSTAT, mbi lëvizjet e shtetasve rezulton se gjatë muajit korrik të këtij viti të kenë hyrë në territorin tonë 2 624 207 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Referuar raportit, 95 % e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës. Evropa Jugore zë 71 % të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti europian, ndjekur nga Europa…

Read More

Rritja e dëmeve në numër, si edhe në vlerë, për shkak të rritjes së numrit të aksidenteve, kryesisht përgjatë muajve të verës, ndikon edhe në rritjen e vlerës dhe numrit të dëmeve pezull në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës. Referuar të dhënave të fundit të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, dëmet pezull në sigurimet e Jo-Jetës, në korrik 2024 arritën në afro 6.8 miliardë lekë, afro 11% më shumë sesa e njëjta periudhë e një viti më parë. Rritje është shënuar edhe në numër praktikash. Kështu, në fund të muajit korrik të këtij viti, dosjet e dëmeve pezull të…

Read More

Për vitin 2024 fondi rezervë në buxhetin e shtetit ishte programuar në vlerën e 2.5 miliardë lekëve apo 25 milionë eurove. Referuar ligjit “Për buxhetin e vitit 2024, i ndryshuar”, fondi rezervë prej 2.5 miliardë lekësh përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave, për raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme. Por, si është përdorur ky fond deri më tani? Referuar raportit të mesvitit për zbatimin e buxhetit të shtetit për vitin 2024, Fondi Rezervë për raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme është përdorur nëpërmjet 3 Vendimeve të Këshillit të Ministrave me vlerë totale prej…

Read More

Shoqëritë e sigurimit po paguajnë shumë më tepër dëme gjatë këtij viti, si në vlerë, ashtu edhe në numër praktikash. Rritja e numrit të praktikave të dëmeve, gjë që u vu re edhe gjatë vitit 2023, vjen si pasojë e përdorimit në masë të Raportit Europian të Aksidenteve. Sipas të dhënave të bëra publike nga AMF, vitin e kaluar, zgjidhja me marrëveshje e aksidenteve, për dëmet me vlerë deri në 30.000 lekë, u aplikua në rreth 36% të rasteve. Me sa duket kjo tendencë, ka vijuar edhe në muajt e parë të këtij viti. Në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës,…

Read More