Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin me një fomd limit prej 30.78 mln lekësh për studimin dhe projektimin e bypassit të Sarandës. Në dokumentet e tenderit specifikohet se projekti duhet të përfshijë ndërtimin e një segmenti të ri rrugor që lidh Qafë Gjashtën me rrugën nacionale, Sarandë – Himarë, duke lënë të hapur zhvillimin e mëtejshem drejt lidhjes me rrugën Kardhiq – Delvinë – Sarandë dhe Rrugën e Bregut. Segmenti i ri prashikohet të ketë një gjatësi prej afërsisht 3.5 km, duke përfshirë segmente rrugore me karakteristika urbane ose interurbane, përfshirë një tunel me gjatësi afersisht 800-900 m.
Ndërtimi i këtij aksi pritet të zgjidhë problematikën e trafikut që krijohet gjatë sezonit veror.
