Kategoria: tenderi
Bashkia e Tiranës ka përmbyllur procedurën e tenderit për projektin “Rikonstruksioni i rrugës dytësore Tiranë-Durrës për segmentin nga spitali Hygea…
Një investim prej rreth 8.5 milionë eurosh është parashikuar për ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura dhe sistemit të kanalizimeve në Jalë, një nga destinacionet turistike më të frekuentuara të rivierës shqiptare. Projekti synon t’i japë zgjidhje një prej problemeve më të rëndësishme infrastrukturore të zonës, ku zhvillimi i shpejtë i turizmit
Fondi Shqiptar i Zhvillimit njoftoi se i ka dhënë një kontratë të tipit “çelësat në dorë” një konsorciumi të përbërë nga kompanitë “Ndertimi” dhe “Ndregjoni”, për punimet e rindërtimit që synojnë rihapjen e liceut francez në Korçë. Dy kompanitë u shpallën fituese me ofertën e tyre prej 522 milionë lekë (5,7 milionë euro) përfshirë TVSH-në,
Debati që shpërtheu në prill të këtij viti për kostot e parashikuara nga Bashkia e Vlorës për strehëzën e qenve endacakë nuk e ka ndalur projektin. Përkundrazi, Bashkia ka hedhur një tjetër hap drejt zbatimit të tij, duke hapur një tender të posaçëm për blerjen e kafazeve ku do të qëndrojnë kafshët. Sipas njoftimit të
Më pak se tei vite pasi Shkolla e Mesme e Bashkuar në Bularat iu nënshtrua një rikonstruksioni të promovuar publikisht nga dy ministre të Arsimit, Bashkia Dropull ka vendosur të rikthejë sërish paratë publike në të njëjtin kompleks shkollor. Këtë herë fatura është edhe më e lartë: 85 milionë lekë pa TVSH, ose rreth 914
Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Vlorë ka shpallur tenderin për ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura dhe sistemit të kanalizimeve në Dhërmi, me fond limit 1.13 miliardë lekë pa TVSH, ose 12.16 milionë euro. Investimi synon të krijojë një sistem të plotë për mbledhjen dhe trajtimin e ujërave të ndotura në një nga
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) ka hapur një procedurë të re prokurimi me vlerë rreth 23 milionë dollarë për operimin dhe mirëmbajtjen për dy vitet e ardhshme të aseteve gjeneruese termike të vendosura në Vlorë, të njohura si dy TEC-et lundruese apo “dy tigrat”. Sipas njoftimit të publikuar, procedura është e hapur, mbi kufirin e lartë
UKT hap tender 53 mijë euro për dy raporte financiare, ndërsa qytetarët e Tiranës presin ujin 24 orë
Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka hapur një procedurë prokurimi me fond limit 4.95 milionë lekë, ose rreth 53 mijë euro, për hartimin e vetëm dy raporteve financiare. Bëhet fjalë për Raportin e Raportimit Financiar në datën 31 dhjetor 2025 dhe Raportin e Raportimit Financiar në datën 30 qershor 2026, të cilat kërkohet të përgatiten nga një
Pas shkeljeve të konstatuara në Spitalin Rajonal të Durrësit, si edhe më herët në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit dhe në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, një tjetër institucion shëndetësor publik është gjetur me shkelje në procedurat e prokurimit. Agjencia e Prokurimit Publik (APP), në përfundim të monitorimit të një kontrate të zhvilluar nga Qendra Spitalore Rajonale
Agjencia e Prokurimit Publik (APP) ka përjashtuar për gjashtë muaj kompaninë “BONUS” sh.p.k. nga e drejta për të fituar kontrata publike, pas një procedimi administrativ të lidhur me një tender të zhvilluar nga Bashkia Kamëz. Sipas vendimit nr. 31, datë 9 korrik 2026, procedimi ndaj operatorit ekonomik nisi për mënyrën e kualifikimit në procedurën e