Avionët të cilët ishin planifikuar të uleshin në aeroportin e Malpensas në Itali janë përballur me një situatë kaotike duke mos mundur që uleshin në pistë. Si pasojë e reshjeve dhe përmbytjeve masive është detyruar që të anulohen të gjitha fluturimet dhe uljet e avionëve në këtë aeroport.
Mediat italiane bëjnë me dije se gjithçka filloi rreth orës 10:30 dhe përfundoi rreth orës 12:00. Gjithsej u anuluan 27 fluturime, disa mbetën në pritje mbi qiellin e Piemonte, Lombardisë dhe Emilia Romagna, të tjera u devijuan në aeroportet e Linate, Bergamo, Torino dhe Venecia.
Për shkak të stuhisë së fuqishme, uji u fut edhe brenda Terminalit 1 të aeroportit. Jo vetëm kaq, për shkak të reshjeve intensive, rruga shtetërore 336 u mbyll për tranzit drejt Malpensës për shkak të përmbytjeve.
Stuhitë intensive dhe reshjet e shiut që sollën situatën e pazakontë dhe ndërprerjen e flururimeve për disa orë në një nga aeroportet kryesore të Italisë provojnë se ngjarjet të tilla mund të ndodhin kudo, pavarësisht infrastrukturës apo teknologjive të përparuara që përdorin aeroportet. Por sipas mediave italiane, ajo që u vu re ishte një rritje e thirrjeve të qytetarëve në numrat e emergjencës, si edhe dyndje në qëndrat e informacionit të aeroportit për të marrë informacion për fluturimet. / Ekofin.al
