Author: gazetar_1
Në muajin gusht 2024, inflacioni në Shqipëri ka arritur në 2%, duke shënuar nivelin më të ulët që nga qershori i vitit 2021. Ky raport, i publikuar nga INSTAT, tregon një ngadalësim të dukshëm të rritjes së çmimeve që ishte nën ndikimin e pandemisë COVID-19 dhe më pas të krizës në Ukrainë. Sipas të dhënave të fundit, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit për gusht 2024 është 2%, një rënie e ndjeshme në krahasim me 4% që ishte një vit më parë. Ndryshimi mujor i çmimeve për gusht 2024, në raport me korrikun e po këtij viti, është…
Intesa Sanpaolo Bank Albania financon me 26 milionë Euro ndërtimin e Hotelit MGallery në Green Coast
Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, do të mundësojë financimin prej 26 milionë euro për ndërtimin e MGALLERY HOTEL (ACCOR GROUP) në Green Coast, Palasë – një investim i Grupit BALFIN. Ky investim do të mbështetet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) nëpërmjet Marrëveshjes për Ndarjen e Riskut (MNR) me Intesa Sanpaolo Bank Albania deri në 50% të shumës së investimit. Nënshkrimi zyrtar i marrëveshjes u finalizua në zyrat qendrore të Intesa Sanpaolo Bank Albania në Tiranë, me përfaqësues të menaxhimit të lartë nga të gjitha palët. Alessandro D’Oria, DPE i Intesa Sanpaolo Bank Albania…
Kryeministri Edi Rama deklaroi se lufta ndaj informalitetit do të ngrihet në një nivel të ri, në emër të pensionistëve dhe për pensionistët. Në fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare të PS-së në Durrës, Rama u shpreh se, “për pensionistët, kemi bërë sa kemi mundur, asnjëherë sa kemi dashur dhe të paktën nuk na ka gënjyer kurrë mendja se kemi bërë sa duhet”. Rama shtoi se, “pensionet janë pjesa më sfiduese e transformimit ekonomik që ne po sjellim. Pensionistët dinë ta çmojnë më mirë sesa kushdo tjetër punën tonë për Shqipërinë, prandaj edhe na kanë votuar besnikërisht në shumicë në…
Nga janari deri në korrik 2024, primet e sigurimit vullnetar u ulën në rreth 5.9 miliardë lekë, një rënie prej 5.17% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë, numri i kontratave u rrit me 4.10%. Raporti i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregon se primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës u rritën me 3.49% krahasuar me periudhën janar – korrik 2023. Në segmentin e sigurimeve për “pronën, përgjegjësitë, garancitë”, që gjeneruan mbi 2.6 miliardë lekë të ardhura, sigurimi për “zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë” kishte një peshë dominuese prej 72.68%, ndërsa sigurimi i “përgjegjësisë…
Në muajin korrik, raporti i kredive me probleme në Shqipëri ra në 4.68%, nga 4.7% në qershor dhe nga 5.28% një vit më parë. Kjo shënon një përmirësim të dukshëm në sektorin bankar. Po ashtu, portofoli total i kredisë për ekonominë arriti në 798.3 miliardë lekë, duke shënuar një rritje vjetore prej 13.3%. Gjatë vitit 2024, ekonomia shqiptare po përballet me një situatë të veçantë, ku ulja e inflacionit poshtë objektivave të Bankës së Shqipërisë po ndodh në një periudhë të rritjes së shpejtë të kreditimit. Performanca e sektorit bankar është shumë e mirë, me fitime në nivele rekord, që…
Të gjitha institucionet arsimore të arsimit parauniversitar nisin sot vitin e ri shkollor. Janë rreth 350 mijë nxënës të cilët nisin këtë vit shkollor, ndërsa 28 mijë prej tyre ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Nxënësit e arsimit të detyruar 9-vjeçar do të kenë dy periudha pushimesh. Periudha e parë e pushimeve do të jetë në fundvit, ndërsa përudha e dytë do të jetë në javën e parë të muajit prill, ndërsa viti shkollor do të përfundojë më 13 qershor. Prej 9 Shtatorit për nxënësit me nevoja të veçanta do të ketë 2100 mësues ndihmës. Po ashtu…
Reforma për rritjen e pagave në administratë ka krijuar një ndikim pozitiv në sektorin publik dhe ka nxitur gjithashtu kompanitë private të rishikojnë pagat e punonjësve të tyre. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, gjatë periudhës 7-mujore, të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale arritën në 38.1 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 5.1 miliardë lekë ose 15.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe 2% më shumë se sa ishte planifikuar për këtë periudhë. Rritja e të ardhurave nga tatimi mbi pagat në sektorin publik ishte 21.4%, një pasqyrë e rritjes së pagave…
Bota po del nga vera e saj më e nxehtë e hemisferës veriore që nga fillimi i regjistrimit të të dhënave, tha shërbimi i monitorimit të ndryshimeve klimatike të Bashkimit Evropian. Vera boreale e qershorit deri në gusht të këtij viti kaloi të njëjtën periudhë në vitin e kaluar, duke u bërë më e ngrohta në botë, tha Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus. Nxehtësia e jashtëzakonshme rrit gjasat që viti 2024 të kalojë vitin 2023 si më i nxehti i planetit në histori. “Gjatë tre muajve të fundit të vitit 2024, globi ka përjetuar qershorin dhe gushtin më të nxehtë,…
Ekonomia shqiptare ka vazhduar të tregojë performancë të fortë gjatë këtij viti, e cila ka ndikuar në rritjen e iniciativave private. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Biznesit, në periudhën janar-gusht 2024 janë regjistruar 12,240 biznese të reja, një rritje prej rreth 4,700 subjekteve në krahasim me vitin e kaluar. Nga këto, Tirana ka ndjekur një ritëm të lartë, duke regjistruar 422 biznese të reja, falë rolit të saj si kryeqytet dhe qendër e madhe ekonomike. Qarku i Vlorës, Durrësit, Shkodrës, Fierit dhe Lezhës gjithashtu kanë patur rritje të konsiderueshme, ndërsa Kukësi dhe Gjirokastra renditen në fund me 22…
Në një botë plot sfida, humanizmi është një dritë udhëheqëse, që na fton të veprojmë me empati. Na kujton se çdo individ është një univers i tërë, me ëndrrat, dhimbjet dhe shpresat e tij, të cilat meritojnë të dëgjohen dhe vlerësohen gjithmonë. Eshtë një urë që lidh zemrat e njerëzve, duke krijuar një rrjet të fortë solidariteti, ku dashuria dhe përkujdesja janë gurët e çmuar që ndihmojnë në ndërtimin e një bote më të bukur dhe më të drejtë. Në një botë që ecën me ritme të shpejta, të sjellësh ndryshimin dhe rritësh ndjenjën e shpresës, sot është më e…
