Në muajin korrik, raporti i kredive me probleme në Shqipëri ra në 4.68%, nga 4.7% në qershor dhe nga 5.28% një vit më parë. Kjo shënon një përmirësim të dukshëm në sektorin bankar. Po ashtu, portofoli total i kredisë për ekonominë arriti në 798.3 miliardë lekë, duke shënuar një rritje vjetore prej 13.3%.
Gjatë vitit 2024, ekonomia shqiptare po përballet me një situatë të veçantë, ku ulja e inflacionit poshtë objektivave të Bankës së Shqipërisë po ndodh në një periudhë të rritjes së shpejtë të kreditimit. Performanca e sektorit bankar është shumë e mirë, me fitime në nivele rekord, që po stimulon rritjen e ofertës për kredi dhe, si pasojë, po kontribuon në zhvillimin ekonomik të vendit.
