Ministri i Financave Petrit Malaj në një konferencë për mediat i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me skandalin e mikrokredive.
Malaj tha se Ministria e Financave është e angazhuar për këtë çështje por theksoi se institucionet financiare duhet të monitorohen nga Banka e Shqipërisë.
Sipas ministrit Banka e Shqipërisë do të duhet të bëjë ndryshimet e veta rregllatore në mënyrë që të përmirësojë pjesën e montitorimit të aktivitetit të institucioneve financiare jo-banka.
“Përsa i përket çështjeve të mikrokredive kjo është një çështje që Ministria e Financave është e angazhuar, por duhet të kuptoni që institucionet financiare jo banka, janë institucione të cilat monitorohen dhe duhet të monitorohen nga Banka e Shqipërisë. Kjo është një çështje që ne jemi në komunikim me Bankën e Shqipërisë për të parë se cilat ndryshime ligjore janë të nevojshme nga krahu i Ministrisë së Financave që duhet të adresojmë, po nga ana tjetër edhe Banka e Shqipërisë do të duhet të bëjë ndryshimet e veta rregullatore në mënyrë që të përmirësojë pjesën e montitorimit të aktivitetit të institucioneve financiare jo-banka”, tha ministri i Financave.
