Për gjysmën e parë të vitit 2024, fitimet e investitorëve të huaj në Shqipëri arritën një rekord të ri prej 549 milionë eurosh, duke shënuar një rritje prej 19% krahasuar me vitin e kaluar. Flukset hyrëse nga investimet u rritën gjithashtu në 161 milionë euro, një rritje prej 81% në krahasim me një vit më parë.
Megjithatë, bilanci neto i të ardhurave nga investimet mbetet negativ në 389 milionë euro, me një rritje prej 5% krahasuar me vitin e kaluar. Ky deficit është i zakonshëm për shkak të investimeve të huaja më të mëdha në Shqipëri se ato shqiptare jashtë vendit.
Rritja e fitimeve ka ndodhur si pasojë e rimëkëmbjes ekonomike post-pandemi dhe forcimit të lekut kundrejt euros, që ka ndikuar në rritjen e vlerës së fitimeve në valutë të huaj. Fitimet e riinvestuara në gjysmën e parë të vitit arritën në 394 milionë euro, që përbën 53% të totalit të investimeve të huaja direkte në Shqipëri.

