Në 8-mujorin e vitit 2024, të ardhurat nga tatimi mbi fitimin arritën në 39.2 miliardë lekë, duke shënuar një rënie prej 1.7 miliardë lekësh (4.1%) krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Sidoqoftë, këto të ardhura ishin 2.2 miliardë lekë (5.8%) më shumë se plani i parashikuar për këtë periudhë.
Analiza sipas sektorëve tregon se shërbimi, ndërtimi, tregtia dhe prodhimi kanë pasur rritje në krahasim me vitin e kaluar.

