Të dhënat e fundit sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’ tregojnë se inflacioni në Shqipëri për muajin gusht arriti në 2.4%. Kjo e bën Shqipërinë të barazohet me mesataren e Bashkimit Evropian, e cila gjithashtu është 2.4%.
Shqipëria qëndron në nivelin e vendeve si Austria, Malta dhe Spanja, ndërsa Rumania ka inflacionin më të lartë në rajon me 5.3%. Mali i Zi paraqitet më mirë me një inflacion prej 2%, ndërsa Maqedonia e Veriut është në 3.1%.
Rritjet më të mëdha të çmimeve janë regjistruar në grupin e shërbimeve arsimore (4.3%), pasuar nga pijet alkoolike dhe duhani (3.6%). Nga ana tjetër, grupi i transportit ka pësuar një ulje prej 1.6%. Këto ndryshime reflektojnë dinamikat e tregut dhe ndikimet e jashtme mbi çmimet.
