Author: gazetar_1
Yield-et e bonove 12-mujore e mbyllin vitin 2024, me një rënie të mëtejshme, ku në ankandin e fundit të këtyre instrumentave në Bankën e Shqipërisë, yieldi mesatar i ponderuar zbriti në 2.73%, për herë të parë edhe më poshtë se norma bazë e interesit. Yieldet e bonove me maturim 12-mujor kanë patur tendencë rënëse përgjatë këtij viti, sidomos kur Banka e Shqipërisë ndryshoi kursin e politikës monetare, duke ulur normat e interesit, pas normalizimit të inflacionit. Tashmë, interesi i këtyre instrumentave investimi ka zbritur në nivelin më të ulët që nga qershori i vitit 2022, duke sjellë një ndikim direkt…
Efektivet e Policisë së Shtetit do të marrin shpërblim për festat e fundvitit. Bëhet fjalë për rreth 8 mijë prej tyre, të cilët i përkasin rolit bazë, ndërsa brenda kësaj jave pritet që të miratohet në mbledhjen e Këshillit të Ministrave edhe vlera e saktë që secili prej tyre do të përfitojë. Burime i thanë Report Tv se po diskutohet për një vlerë nga 10 mijë deri në 15 mijë lekë të reja. Pjesë e këtij shpërblimi nuk do të jenë shefa dhe drejtues të policisë, të cilët kanë gradat më të mëdha se inspektor. Kjo bëhet me synimin për…
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se “viti i ri do të fillojë me borxhin më të ulët publik, që kur kemi marrë detyrën dhe me parashikimin më të lartë të të ardhurave”. Në darkën tradicionale të fundvitit me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri, kryeministri theksoi se “ky vit i tejkaloi pritshmëritë në nisje të tij”. Rama tha se “Shqipëria ka hyrë në fazën e grupeve të ligës botërore të turizmit, por ka hyrë për të qëndruar dhe për të ecur më tej”. Duke folur mbi situatën ekonomike, Rama theksoi se “monedha jonë s’ka qenë kurrë më e fortë…
Banka e Shqipërisë ka blerë një vlerë rekord valute gjatë tre-mujorit të tretë të vitit 2024, me synimet për të normalizuar kursin e këmbimit, periudhë gjatë së cilës presionet kanë qenë edhe më të mëdha. Sipas të dhënave të bëra publike nga BSh, në tremujorin e tretë janë zhvilluar gjashtë ankande për blerjen e valutës, ku në përputhje me objektivin e zhvillimit të tregut, dy prej tyre kanë qenë me opsionin FORWARD. Në ankandet e zhvilluara janë blerë 94.40 milionë euro kundrejt përkatësisht 101.60 milionë euro dhe 32.60 milionë euro të blera në tremujorët e mëparshëm. Mesatarja e blerë në…
Dita, në të cilën, sipas besimit kristian lindi fëmija Jezu. Që lindja e Krishtit bie në datën 24 dhjetor, kjo ka një simbolikë të thellë, tregon famulltari evangjelist Hans Mörtter: ‘Data 24 është data e parë, kur fillon të hapet qielli’. Kur njerëzit varin nëpër shtëpi yje të ndriҁuar dhe figura ëngjëjsh nëpër dritare dhe Santa Claus-ët (siç i thonë në botën anglofone) apo Nikolaus-ët (sisanta i thonë në botën gjermanofone) ngjiten nëpër ballkone, kur në korridore me dyqane vezullojnë bredha të zbukuruar dhe aroma e shijshme e kurabijeve të Krishtlindjeve ndihet kudo në atmosferë, atëherë për ҁdo njeri është e qartë:…
Tatimet po mbyllin një tjetër vit në tejkalim plani sa i përket mbledhjes së të ardhurave, ndërkohë që nuk po ndodh e njëjta gjë me Doganat, ku ka mosrealizime në disa zëra. Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në nëntor 2024, të ardhurat arritën në 32 miliardë lekë, 1,4 miliardë lekë më shumë se plani i muajit, ose 3 miliardë lekë më shumë krahasuar me nëntorin 2023. Gjatë 11-mujorit 2024, të ardhurat arritën në 370 miliardë lekë, duke tejkaluar me 4,8 miliardë lekë më shumë se plani, ose 46,7 miliardë lekë më shumë krahasuar me…
Papa Françesku do të hapë Vitin e Shenjtë të Kishës Katolike në Bazilikën e Shën Pjetrit sot në mbrëmje. Në një ceremoni solemne në prag të Krishtlindjes, papa 88-vjeçar do të hapë Derën e Shenjtë, të murosur nga brenda dhe do të kalojë nëpër të. Kisha Katolike feston normalisht një Vit të Shenjtë, i njohur gjithashtu si Viti i Jubileut, çdo 25 vjet. Sipas besimit katolik, besimtarët mund të marrin faljen e mëkateve të tyre përmes lutjes dhe pendesës gjatë një viti të shenjtë. Kjo përfshin gjithashtu një pelegrinazh në Romë dhe kalimin nëpër Dyert e Shenjta në Qytetin e…
Në prag të mbylljes së vitit qeveria ka rishpallur edhe një herë tenderin për Portin e Ri Tregtar të integruar të Durrësit në Porto Romano – Faza I. Pas dështimit të një procedure të mëparshme të hapur gjatë këtij viti duket se është marrë vendimi që të tentohet edhe një herë për një nga procedurat më të debatuara të këtij viti fondi limit i së cilës është vendosur 39.2 miliardë lekë apo rreth 400 millonë euro. Porti do të ndërtohet me fonde publike sikurse specifikohet dhe në dokumentet e tenderit dhe autoriteti kontraktor në këtë rast është Autoriteti Portual Durrës..…
Tatimpaguesit e profesioneve të lira që nuk kanë deklaruar ende llogaritë bankare kanë afat deri në 27 Dhjetor për deklarimin e tyre. Administrata Tatimore njofton të gjithë tatimpaguesit si rimbursimi nuk do të kryhet brenda datës 30 Dhjetor 2024, nëse nuk deklarohen të dhënat për llogarinë bankare në sistemin e-Filing. “Si ofrues i shërbimeve profesionale, brenda datës 30.12.2024, ju do të rimbursoheni në llogaritë tuaja bankare për shumat e paguara për këstet paraprake të Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin apo Tatimit mbi Fitimin! Nga verifikimet e Administratës Tatimore, rezulton se ju nuk i keni deklaruar ende të dhënat e llogarisë tuaj…
Pesha e energjisë diellore që prodhohet në vend ka pësuar rritje të ndjeshme gjatë 10-mujorit të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë përgjatë periudhës janar – tetor 2024, nga të gjithë centralet fotovoltaike u gjeneruan rreth 430 mijë mWh energji apo 6.75% e sasisë të prodhuar nga të gjitha burimet gjeneruese që janë në prodhim. Në raport me 10 -mujorin e vitit të kaluar rritja mund të konsiderohet e konsiderueshme, duke qenë se vjet energjia diellore zinte gati 1% të energjisë totale, me rreth 72…
