Author: gazetar_1

Viti buxhetor po shkon drejt mbylljes, por suficiti që reflekton mosshpenzimin e parave të buxhetuara për këtë vit, mbeti sërish në nivele rekord edhe në fund të nëntorit. Referuar të dhënave të publikuara sot nga Ministria e Financave, suficiti pësoi një ulje të papërfillshme krahasuar me tetorin, duke mbetur në 71.7 miliardë Lekë. Kjo është hera e parë që një sasi kaq e madhe parash mbetet e pashpenzuar, ndërkohë që së fundmi u ndërhy me Akt Normativ për të rialokuar fondet, duke i hequr nga ato zëra të buxhetit që nuk janë shpenzuar. Sipas të gjitha gjasave, këto fonde që…

Read More

Një makinë u përplas në një turmë në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të premten, e sipas informacioneve në një raport të brendshëm nga policia e Magdeburgut thuhet se kjo ndodhi pak pas orës 19:00. Kryeministri i landit Saksoni-Anhalt, Reiner Haseloff (CDU) tha për median gjermane, se dy persona u vranë. Bëhet e ditur, se rreth 68 persona u plagosën. Sipas administratës së qytetit të Magdeburgut, 15 prej tyre u plagosën rëndë. Një i dyshuar është arrestuar. Shoferi i një BMW-je të zezë të marrë me qira u fut në turmë “të paktën 400 metra mbi tregun e Krishtlindjeve”. Tregu i…

Read More

Eksperienca e vërtetë 5G e Vodafone Albania sapo ka filluar, duke e befasuar publikun shqiptar me shfaqje deri dje të paimagjinueshme dhe me protagonistë personazhe të dashur për publikun, që nga këngëtarët Elgit Doda e futbollisti i Kombëtares Mirlind Daku, deri te babagjyshi i Vitit të Ri, Grinçi dhe elfët për më të vegjlit. “Vodafone 5G holoshow” është spektakli i Vodafone në ambientet e qendrës tregtare TEG, i cili ka nisur në 14 dhjetor dhe do të zgjasë deri në 21 dhjetor, duke sjellë të tjerë personazhe të dashur si Marsela Çibukaj e Dj Zava në ditët në vijim. Një…

Read More

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Qeveria ka ndryshuar për herë të tretë Buxhetin e vitit 2024 me Akt Normativ. Kjo është bërë përmes një mbledhje të posaçme ditën e djeshme, sipas njoftimit të Financave. Përmes një deklarate për mediat, Ministri i Financave, Petrit Malaj informoi se në pranverë do të përfitojnë bonus në masën 10 mijë lekë ose 100 Euro të gjithë ata pensionistë, pensioni mujor i të cilëve është nën 20 mijë lekë dhe 5 mijë lekë ose 50 Euro të gjithë ata pensionistë, vlera e pensionit mujor të të cilëve është mbi 20 mijë lekë. Gjithashtu, do të jenë…

Read More

Janë konfiskuar pasuritë e ish-ministrit Lefter Koka dhe 4 personave të tjerë Miklovan Xhafa, Agim Seferi, Arbër Denizi dhe Mateo Rustani.  Policia e Shtetit, në bashkëpunim me SPAK ka sekuestruar 12 pasuri të paluajtshme dhe 5 shoqëri tregtare në Durrës. Sipas policisë, pasuritë e sekuestruara janë të ish-ministrit Lefter Koka dhe 4 personave të tjerë Miklovan Xhafa, Agim Seferi, Arbër Denizi dhe Mateo Rustani, të dënuar për inceneratorin e Elbasanit. Në total pasuria e konfiskuar kap vlerën e rreth 340 mln lekëve. Në një njotim për mediat, policia bën me dije se janë konfiskuar 5 shoqëri tregtare, njëra prej të cilave…

Read More

Në Shqipëri, energjia e rinovueshme po njeh gjithnjë e më shumë zhvillim, sidomos ajo përmes paneleve fotovoltaike me shfrytëzimin e energjisë diellore, edhe për shkak të klimës mesdhetare. Ndërsa vendi ynë varet fuqimisht në energjinë hidrike për prodhimin e energjisë, një zgjidhje premtuese janë panelet fotovoltaike, duke u ofruar bizneseve dhe banesave një përfitim të qëndrueshëm ekonomik. Qeveria shqiptare ka prezantuar politika për nxitjen e investimeve në drejtim të energjisë së rinovueshme, duke përfshirë incentiva financiare dhe subvencione si: subvencion i qeverisë për Konsumatorët Familjarë deri në masën 70% për panelet diellore, apo proceset konkurruese (ankandet) për panelet fotovoltaike, me…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) bën të ditur se me hyrjen në fuqi të udhëzimit të ri për taksimin e dyfishtë, tatimpaguesit së shpejti do të kenë mundësi të dorëzojnë dokumentacionin elektronikisht. Deri atëherë, dorëzimi do të kryhet vetëm pranë DPT-së, në faqen zyrtare të së cilës është publikuar edhe formulari. Administrata Tatimore, ndërkohë ka njoftuar se ka hartuar dokumentin strategjik, përmes së cilit synon ndërtimin e një “administrate të zgjuar dhe moderne, me integritet të padiskutueshëm, të besuar dhe të admiruar”. Plani fokusohet në katër shtylla kryesore: rritjen e efiçencës së mbledhjes së të ardhurave tatimore duke nxitur…

Read More

Zbulohet në Tiranë një skemë e pastrimit të 11 mln eurove nga shoqëri fiktive në Shqipëri drejt Kanadasë. Drejtoria e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve finalizoi një fazë të rëndësishme të hetimit disa mujor në bashkëpunim me Agjencinë e Inteligjencës Financiare (FIU), për identifikimin e një grupi personash, të cilët në harkun kohor 2021-2022 kishin arritur të pastronin këtë shumë parash. Sipas njoftimit zyrtar, në fillim të muajit dhjetor 2024 aktet e mësipërme hetimore u referuan pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale të “Fshehje të ardhurash” dhe “Pastrimit të…

Read More

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) do të licencojë në mbledhjen e fundit për këtë vit “Vienna Life Insurance” – “Vienna Sigurim Jete” për të ushtruar veprimtari sigurimi në klasat e jetës në territorin e Republikës së Shqipërisë. Kjo do të jetë shoqëria e pestë që operon në tregun e Jetës, pas hyrjes më të fundit të Albsig Jetë në vitin 2019. Shoqëria kishte marrë miratimin paraprak në muajin korrik të këtij viti. Në tregun e sigurimeve të Jetës operojnë edhe Insig Jetë, Sicred e SIGAL Life. “Vienna Life Insurance” – “Vienna Sigurim Jete” është shoqëri e regjistruar në QKB muajin…

Read More

Në takimin e fundvitit me Shoqatën Shqiptare të Bankave, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, pasi bëri një përmbledhje të ecurisë së sektorit bankar gjatë 2024, vuri theksin te disa nga objektivat për vitin e ardhshëm. Ndër to, ai përmendi nevojën për të promovuar më shumë përdorimin e monedhës vendase. “Intensifikimi i përpjekjeve për nxitjen e përdorimit të monedhës Lek për depozitat dhe huatë do të reduktonte varësinë nga monedhat e huaja dhe ekspozimin ndaj rrezikut të kursit të këmbimit, si dhe do të nxiste efektivitetin e politikës monetare në vend,” tha ai. Gjithashtu kërkoi që t’i jepet më…

Read More