Author: gazetar_1

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur garën koncesionare për ndërtimin e aksit rrugor Milot – Balldre. Sipas dokumenteve të tenderit vlera totale e parashikuar e projektit është rreth 365 mln euro, pa TVSH, ndërsa kohëzgjatja e kontratës do të jetë 35 vjet. Në këtë vlerë përfshihen kostot për projektimin, operimin dhe mirëmbajtjen e rrugës që do të jetë autostradë e kategorisë A, nga rrugë e kategorisë C që është aktualisht. Aksi Milot-Balldre është i gjatë rreth 17 km, ndërsa do të ketë një karrexhatë dyfishe me nga dy korsi dhe korsi të emergjencës, bankinë, tunel me dy tuba, si…

Read More

Autoriteti i Konkurrencës njofton se, në kuadër të angazhimit për mbrojtjen e konkurrencës dhe interesave të konsumatorëve, po ndërmerr të gjitha hapat e nevojshëm duke vënë nën monitorim të menjëhershëm në terren çmimet e produkteve të shportës ushqimore gjatë periudhës së festave të fund vitit, me qëllim evidentimin, parandalimin dhe penalizimin e atyre ndërmarrjeve tregtare të cilat abuzojnë me çmimet në shkelje të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e Konkurrencës”. Autoriteti i Konkurrencës siguron qytetarët se do të identifikojë dhe ndëshkojë çdo fenomen të mundshëm të ngritjes artificiale të çmimeve që mund të shkaktohet nga praktikat jo të drejta të…

Read More

Në kuadër të transparencës për publikun Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural njofton konsumatorin vendas se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqim dhe për Ushqim për Kafshë – RASFF ka nisur verifikimet dhe gjurmimin nëpërmjet Drejtorive Rajonale për evidentimin dhe marrjen e masave lidhur me ngarkesat e eksportit të produktit mandarinë të kthyera mbrapsht. Konkretisht, bëhet fjalë për tre ngarkesa me Mandarina clementine, të eksportuara nga subjektet grumbulluese ushqimore me vendndodhje në Berat dhe Fier. Dy prej ngarkesave kanë mbërritur në vendin e origjinës. Njëra prej këtyre ngarkesave është…

Read More

Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje mbështetjen që i është dhënë Diasporës në aspektin e pensioneve dhe njohjes së viteve të punës në vendet ku ata janë. Në takimin vjetor të Këshillit Koordinues të Diasporës, Rama u ndal te çështja e pensioneve, ndërsa theksoi se kur ka marrë detyrën Shqipëria kishte marrëveshje pensionesh vetëm me një vend. “Kur ne kemi marrë detyrën ishte e paimagjinueshme, mbështetja që i kemi dhënë Diasporës në aspektin e pensioneve, e njohjes së viteve të punës në vendet ku ata janë. Kur ne kemi marrë detyrën, Shqipëria kishte vetëm një marrëveshje pensionesh, nuk më…

Read More

Muaji Tetor ka shënuar një periudhë të mirë për industrinë e turizmit në Shqipëri, me të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT) që tregojnë një rritje të konsiderueshme të numrit të vizitorëve dhe net-qëndrimeve, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.  Vizitorët Në muajin tetor 2024, Shqipëria ka pritur një numër rekord vizitorësh, me një rritje totale prej 43,0% krahasuar me tetorin e vitit të kaluar. Kjo rritje e ndjeshme e vizitorëve është ndikuar kryesisht nga fluksi i turistëve të huaj, ku numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me një shkallë prej 79,9%. Ky fenomen është një…

Read More

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit u rrit më tej në 2.4% në nëntor. Në tetor, ky indeks arriti në 2.3%. Indeksi synon të japë ecurinë krahasuese të çmimeve me vendet e Bashkimit Europian. Për nëntorin, norma zyrtare e inflacionit në Shqipëri rezultoi 2%. Sipas INSTAT, rritja më e madhe e çmimeve prej 4,1 % vërehet në grupin “Pije alkoolike dhe duhan”, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 3,9 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 3,5 %, “Veshje dhe këpucë” me 3,4 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,2 % dhe më tej kategoritë e tjera. Mbështetur…

Read More

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë çeli sot garën për ndërtimin e hekurudhës, e cila lidh Shqipërinë me Malin e Zi, një vend me të cilin vendi ynë ndan historinë, traditat e përbashkëta dhe aspiratën e e madhe për t’u bërë sa më parë anëtarë të BE-së. Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot në ceremoninë për çeljen e garës, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato se kjo hekurudhë e bën Shqipërinë pjesë të korridoreve paneuropianë. “Është një linjë hekurudhore me gjatësi 120 km, që nis në Vorë dhe përfundon në Han të…

Read More

Policia e Shtetit ka publikuar listën fituese, të personave të cilët do të shërbejnë si shef komisariati. Në total, kandiduan 274 aplikantë, ndërsa u zgjodhën 48 prej tyre. Njoftimi i plotë: Policia e Shtetit Në përfundim të fazave të konkurrimit për pozicionin “Shef Komisariati” dhe pas përfundimit të procesit të ankimimit nga Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka përzgjedhur nga lista fituese dhe ka emëruar shefat e komisariateve të Policisë sipas drejtorive vendore përkatëse, si më poshtë vijon: 1-Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë: -Komisariati i Policisë nr.1, Kryekomisar Robert Losha; -Komisariati i Policisë…

Read More

Edhe gjatë vitit të ardhshëm, Qeveria pritet ta përqendrojë pjesën më të madhe të huamarrjes për të financuar deficitin e parashikuar të buxhetit në tregun e brendshëm. Referuar planit të huamarrjes për vitin 2025, të publikuar nga Financat, deficiti buxhetor për vitin e ardhshëm parashikohet të jetë rreth 68.05 miliardë lekë. Nga kjo shumë, huamarrja e brendshme parashikohet se do të financojë 73.47% të shumës, ose 50 miliardë lekë. Gjithashtu, Ministria e Financave parashikohet emetimin e Eurobondi, i cili me gjasë do të realizohet në 3-mujorin e parë të vitit, me vlerë 600 milionë Euro. Krahas emetimit të Eurobondit, që…

Read More

Rregullatori kryesor i privatësisë së të dhënave të Bashkimit Evropian për META gjobiti gjigantin e mediave sociale me 251 milionë euro (263.5 milionë dollarë) të martën për një shkelje të sigurisë në Facebook në vitin 2018, e cila preku 29 milionë përdorues. Meta njoftoi Komisionin për Mbrojtjen e të Dhënave në Irlandë në atë kohë se sulmuesit kibernetikë kishin shfrytëzuar një dobësi në kodin e Facebook që ndikonte në funksionin “View As”, i cili lejon përdoruesit të shohin si duket profili i tyre për dikë tjetër. Kjo çoi në një shkelje të të dhënave personale, duke përfshirë emrat e plotë…

Read More